Osmani pret leje dhe siguri nga Serbia për vizitën e saj

Osmani pret leje dhe siguri nga Serbia për vizitën e saj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani , i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komitetit për Integrim Evropian në Kuvendin e Serbisë, Nenad Çanak, për një mbledhje që ky i fundit do ta organizojë në Kuvendin e Serbisë, të quajtur ‘Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit’, shkruan Periskopi. “Unë e […]

“Unë e kam konfirmuar pjesëmarrjen”, është shprehur Osmani në një prononcim për Periskopin.

Megjithatë ende nuk dihet nëse Osmanit do t’i lejohet hyrja në Republikën e Serbisë.

Ajo ka treguar se pas pranimit të ftesës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ka bërë kërkesë tek autoritetet serbe që asaj  t’i lejohet hyrja në shtetin e Serbisë.

“Zyra jonë ndërlidhëse në Beograd e ka bërë kërkesën ( në përputhje me marrëveshjen mes dy shteteve) për t’u lejuar hyrja”, ka thënë deputetja Osmani, shkruan Periskopi.

E kjo ftesë që Çanak i ka bërë deputetes kosovare, ka nxitur reagimin e ashpër të liderit të Partisë Radikale të Serbisë, Voisllav Sheshel, i cili ka kërkuar shkarkimin e Çanakut, dhe ndalimin e hyrjes së Vjosa Osmanit në Serbi.

E pyetur nga Periskopi, nëse ka shqetësime lidhur  me çështjen e sigurisë për këtë vizitë të mundshme në Serbi, Osmani ka thënë se është në pritje të vlerësimit të autoriteteve të sigurisë.

“Po e presim përgjigjen për këtë kërkesë dhe vlerësimin e autoriteteve të sigurisë” ka deklaruar Osmani.

Në këtë takim i cili do të mbahet me 11 dhe 12 maj, Osmani është ftuar në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndryshe lideri radikal serb,Vosillav Sheshel, i cili ka kundërshtuar vizitën e Osmanit, është shndërruar në protagonist të skandaleve në Serbi, pas incidentit të ndodhur me delegacionin e Kuvendit kroat i cili ishte për një vizitë në Kuvendin e Serbisë./Periskopi/

Të ngjashme
Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Haziri: Osmani e ka konfirmuar se nuk do të lejojë që emri i saj të shndërrohet në pengesë për arritjen e një marrëveshjeje

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Haradinaj: Mandatin e deputetit ia lë kolegëve, do të vazhdoj angazhimin për Kosovën në forma të tjera

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

Gjermania kërkon qartësi mbi planin që aleatët e NATO-s të ndihmojnë me Hormuzin

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

S’kanë të ndalur golat, Anglia e rikthen prapë epërsinë me të nisur pjesa e dytë

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Rama ia kthen Muratit: Me punu s’po ja u don, me blloku çoheni edhe natën

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Çfarë ndeshje, Kroacia e barazon sërish rezultaltin ndaj Anglisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Spektakël, Anglia e rikthen epërsinë ndaj Kroacisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Gol spektakolar, Kroacia e barazon rezultatin ndaj Anglisë

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Anglia kalon në epërsi ndaj Kroacisë, Kane i saktë nga penalltia

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

Zbulohen detaje – Çfarë përmban marrëveshja 14-pikëshe SHBA-Iran?

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

PE i kërkon Shqipërisë të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

22 mandate, kush nga PDK-ja siguroi ulëse në Kuvend?

22 mandate, kush nga PDK-ja siguroi ulëse në Kuvend?