OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës për Haradinajn: Përdhosje e sakrificës së mijëra luftëtarëve

OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës për Haradinajn: Përdhosje e sakrificës së mijëra luftëtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Pejë, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ofendoi rëndë gradën e Ramush Haradinajt, duke e quajtur ‘’gjeneral të vetëshpallur’’. Në njoftimin e lëshuar, OVL e UÇK-së në Pejë, e cilëson përdhosje të sakrificës së mijëra dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë qëndrim […]

Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Pejë, i ka reaguar ashpër zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ofendoi rëndë gradën e Ramush Haradinajt, duke e quajtur ‘’gjeneral të vetëshpallur’’.

Në njoftimin e lëshuar, OVL e UÇK-së në Pejë, e cilëson përdhosje të sakrificës së mijëra dëshmorëve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë qëndrim të Gërvallës.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së ministres Donika Gërvalla-Schwarz

Me keqardhje të thellë dëgjuam fyerjet e rënda të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ndaj Ramush Haradinajt dhe luftës së lavdishme të UÇK-së. Ta quash një komandant të betejave më të ashpra të luftës çlirimtare “gjeneral të vetëshpallur” është jo vetëm një gënjeshtër e turpshme, por edhe një përdhosje e sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së.

Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm në front; mbi 920 luftëtarë ranë dëshmorë në krah të tij në Dukagjin, duke u përballur me makinerinë vrastare të Serbisë. Ata nuk luftuan për tituj, por për lirinë e Kosovës, për lirinë që sot e përfaqëson padenjësisht vetë ministrja Gërvalla-Schwarz, e cila, në vend që ta nderojë këtë sakrificë, zgjedh ta përçmojë.

Ajo që është edhe më e dhimbshme është fakti se Donika Gërvalla-Schwarz, vajza e Jusuf Gërvallës (njërit prej simboleve të qëndresës kombëtare) po e përdor pozitën e saj për të përçmuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo nuk po e nderon sakrificën e babait të saj, por po ia rrotullon eshtrat në varr me gjuhën e urrejtjes ndaj atyre që e bënë realitet lirinë për të cilën ai u flijua.

Ministrja Gërvalla-Schwarz është personi i parë në politikën e pasluftës që e përdor sakrificën e dëshmorëve për t’i sulmuar ata dhe për të njollosur luftën e shenjtë për liri. Kjo nuk sjell bashkim, por ndarje. Nuk forcon shtetin, por e përçan popullin. Nuk e nderon të kaluarën, por e shkel me përbuzje.

Turp!

OVL UÇK Pejë.

Të ngjashme
Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre