OVL UÇK: Për pesë vite ky pushtet me Listën Serbe la veteranët pa pension meritor, sot s’u bë asnjë aktivitet

OVL UÇK: Për pesë vite ky pushtet me Listën Serbe la veteranët pa pension meritor, sot s’u bë asnjë aktivitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë një reagim me rastin e ditës së sotme që njihet si Dita e Veteranëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për “reflektim shtetëror, respekt institucional dhe përulje ndaj sakrificës së atyre që e sollën lirinë”. Në reagimin e publikuar në Facebook, OVL UÇK deklaron se “për pesë […]

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka bërë një reagim me rastin e ditës së sotme që njihet si Dita e Veteranëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për “reflektim shtetëror, respekt institucional dhe përulje ndaj sakrificës së atyre që e sollën lirinë”.

Në reagimin e publikuar në Facebook, OVL UÇK deklaron se “për pesë vite me radhë, ky pushtet e la luftëtarin e UÇK-së pa pension meritor, duke e nënçmuar dinjitetin e atij që rrezikoi jetën për liri. Kjo u bë me vetëdije dhe me hile politike, në bashkëpunim me Listën Serbe”, thuhet në reagim.

“U toleruan deklarata fyese, përçmuese dhe linçuese ndaj veteranëve të UÇK-së”, vijon reagimi.

“U lejua që luftëtarët të etiketohen, të poshtërohen dhe të trajtohen si barrë, pa asnjë mbrojtje shtetërore.

Madje, u tha publikisht se “më mirë të paguheshin mercenarët, sesa ata që e çliruan vendin”.

Kjo është një politikë e ftohtë, e qëllimshme dhe e organizuar kundër UÇK-së.

Sot, përveçse që nuk u trajtuan me dinjitet për vite me radhë, veteranët nuk u kujtuan as simbolikisht.

Asnjë aktivitet shtetëror, asnjë vizitë te varret e dëshmorëve nga institucionet.

Kjo heshtje është qëndrim politik.

Dhe ky qëndrim tregon se, fatkeqësisht, shteti po përpiqet të shkëputet nga lufta që e solli në jetë”, vlerëson OVL UÇK.

Si përfundim OVL UÇK ua rikujton institucioneve: “Kosova nuk ka lindur nga neutraliteti,as nga administrata,as nga konferencat, por nga gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica e veteranëve të UÇK-së”, thuhet në reagim./Periskopi/

Të ngjashme
Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në ndërtesën e re të Komunës së Vitisë

Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Përfundon takimi Konjufca–Haddad, nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

Lufta në Iran: 18 ushtarë amerikan të vrarë dhe 624 të plagosur

Lufta në Iran: 18 ushtarë amerikan të vrarë dhe 624 të plagosur

Përmbysje në qytetin e Rahovecit pas rreshjeve të dendura të shiut

Përmbysje në qytetin e Rahovecit pas rreshjeve të dendura të shiut

E zbuluan se importoheshin nga Serbia, Kroacia anulon blerjen e dyshekëve për ushtrinë

E zbuluan se importoheshin nga Serbia, Kroacia anulon blerjen e dyshekëve për ushtrinë

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Një person gjendet pa shenja jete në Janjevë të Lipjanit

Një person gjendet pa shenja jete në Janjevë të Lipjanit

Michigan: 8 anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur, dyshohet për vrasje – mes tyre 6 fëmijë

Michigan: 8 anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur, dyshohet për vrasje – mes tyre 6 fëmijë

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kosova shet më shumë jashtë në 2026, por fatura e importeve e thellon deficitin në nivele rekord

Kosova shet më shumë jashtë në 2026, por fatura e importeve e thellon deficitin në nivele rekord

Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj-Shkup (Foto)

Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj-Shkup (Foto)

Elon Musk parashikon një botë pa para deri në vitin 2036, nisin reagimet

Elon Musk parashikon një botë pa para deri në vitin 2036, nisin reagimet