Padia ndaj MASHT-it dhe MSH-së për 35 milionë euro, AKK kërkon që gjykata komerciale të shqyrtojë rastin

Padia ndaj MASHT-it dhe MSH-së për 35 milionë euro, AKK kërkon që gjykata komerciale të shqyrtojë rastin

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga gjykata komerciale të shqyrtojë padinë e tyre që është bërë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë për çëshjten e 35 milionë eurove nga zbatimi i kontratës kolektive, shkruan Persikopi. 26 komuna, në gusht të vitit 2022, kanë paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit […]

26 komuna, në gusht të vitit 2022, kanë paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për kthimin e mjeteve financiere të marura padrejtësisht nga komunat për zbatimin e Kontratave Kolektive në arsim dhe shëndetësi. Deri në gusht të vitit 2022 komunave iu janë marr mbi 35 milion euro. Marrja e mjeteve është duke vazhduar.

“Këto padi janë bërë në Gjykatën themelore të Prishtinës dhe të bartura për shqyrtim në Gjykatën Komerciale në Prishtinë. Siç dihet këto dy ministri në mënyrë të njëanshme patën lidhur Marrëveshje me Sindikatat respektive për zbatim të Kontratave Kolektive pa asnjë konsultim me Komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e këij Asociacioni.

Reagimi i plotë:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE KËRKON NGA GJYKATA KOMERCIALE TË SHQYRTOJ LËNDËN E KONTRATAVe KOLEKTIVE NË ARSIM E SHËNDETËSI

Në gusht të vitit 2022, 26 Komuna kanë paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për kthimin e mjeteve financiere të marura padrejtësisht nga komunat për zbatimin e Kontratave Kolektive në arsim dhe shëndetësi. Deri në gusht të vitit 2022 komunave iu janë marr mbi 35 milion euro. Marrja e mjeteve është duke vazhduar.
Këto padi janë bërë në Gjykatën themelore të Prishtinës dhe të bartura për shqyrtim në Gjykatën Komerciale në Prishtinë.
Siç dihet këto dy ministri në mënyrë të njëanshme patën lidhur Marrëveshje me Sindikatat respektive për zbatim të Kontratave Kolektive pa asnjë konsultim me Komunat e Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës rithekson se nuk është kundër Kontratave Kolektive por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë Institucionet qendrore.
Këto dy Kontrata janë nënshkruar pa asnjë konsultim paraprak me Komunat, pa vlerësim të ndikimit buxhetor, pa dakordim me Komunat dhe pa dijeninë e Komunave, derisa obligimet financiare të tyre kanë rënë tërësisht mbi Komunat dhe buxhetet e tyre.
Andaj me këtë rast Asociacioni i Komunave kërkon nga Gjykata Komerciale që të shqyrtoj këto lëndë sa më shpejtë meqë dëmi në autoritetet lokale është i përditshëm dhe në dëm të investimeve të projekteve kapitale, e që vetëm këtë vit pritet të tejkalojnë shumë prej 30 milion euro.
Në zbatim të këtyre marrëveshjeve përmbaruesit po ua marrin mjetet Komunave kryesisht nga fondi i Investimeve të Projekteve Kapitale.
Pra këto mjetet do duhet të përktheheshin në projekte kapitale për qytetarët derisa Qeveria as nuk rimburson këto mjete te Komunat e as nuk lejon ato që t’i fusin në planifikimet buxhetore.

Kërkohet paraburgim për të arrestuarin për fajde

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës