Pamje: Macron goditet me shuplakë nga gruaja? (Video)

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon Zonjën e Parë të Francës duke “goditur me shuplakë” presidentin Emmanuel Macron, teksa ai dilte nga aeroplani në Hanoi, Vietnam. Ndërsa dera e A330 hapet, Macron shfaqet dhe befas shkon pak prapa, pasi një dorë, ajo e gruas së tij Brigitte Macron, e godet atë në fytyrë. […]
Ndërsa dera e A330 hapet, Macron shfaqet dhe befas shkon pak prapa, pasi një dorë, ajo e gruas së tij Brigitte Macron, e godet atë në fytyrë.
Kreu i shtetit e kupton menjëherë se po filmohet dhe buzëqesh.
Një mik i ngushtë i presidentit i përshkroi ata si një “zënkë çifti” të thjeshtë.
Më pas Brigitte refuzon në mënyrë të dukshme krahun që i ofron Emmanueli teksa zbret shkallët e aeroplanit.
#Macron Gets Slapped by His Wife pic.twitter.com/dgFyzMlly5
— The EU Bubble (@eububbIe) May 26, 2025












