‘’Paraburgim dhe gjobë’’ – avokati flet për Periskopin, tregon se çka mund t’i ndodh Kurtit pas refuzimit për të dëshmuar në Speciale

‘’Paraburgim dhe gjobë’’ – avokati flet për Periskopin, tregon se çka mund t’i ndodh Kurtit pas refuzimit për të dëshmuar në Speciale

Anipse nuk ishte paraqitur dy herë për të dhënë dëshminë e tij për ‘rastin e rezervave shtetërore’, kryeministrit të vendit Albin Kurtit i është bërë thirrja për herë të tretë që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale – për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, raporton Periskopi. Mirëpo, të premten kryeministri […]

Anipse nuk ishte paraqitur dy herë për të dhënë dëshminë e tij për ‘rastin e rezervave shtetërore’, kryeministrit të vendit Albin Kurtit i është bërë thirrja për herë të tretë që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale – për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, raporton Periskopi.

Mirëpo, të premten kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një letre të dërguar tha se nuk kanë ndëmend ta respektojë thirrjen e organit të akuzës.

Refuzimet e njëpasnjëshme duket se Kurtit do t’i kushtojnë.

Avokati Xhevdet Smakiqi, në një përgjigje për Periskopin, u shpreh se Kurti mund të ngarkohet me gjobë pres 250Euro.

”Ai mund të gjobitet me 250Euro. Kjo mund të përsëritet, pasiqë s’ka limit”.

E përveç gjobës, kokëfortësia ndaj institucioneve të drejtësisë, Kurtit mund t’i kushtojë edhe me paraburgim.

”Nëse gjyqtari konsideron me bindje se nuk do të paraqitet, mund të aprovojë paraburgim në maksimum prej 30 ditësh”, tha avokati.

”Neni 132 paragrafi 1, është mos paraqitje dhe dënohet me gjobë për paraburgim 30 ditë. Neni 132 paragrafi 2, kur refuzon të jap dëshmi Kurti, apo refuzon por po qet kushte dhe kjo gjendje vazhdon deri sa dëshmia e dëshmitarëve është e rëndësishmë për organet e drejtësisë apo deri në përfundim të Procedurës Penale”, u shpreh Smakiqi.

Prokuroria Speciale e thirri kryeministrin Albin Kurti që të dëshmojë në një rast që lidhet me një vepër penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës, por pa dhënë ndonjë hollësi rreth rastit, por me nenin në fjalë sanksionohen veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Refuzimin që kryeministri Kurti të japë dëshmi në zyrat e Prokurorisë e arsyeton  për faktin që si thuhet në reagimin e Kurtit, ai “ka dyshime të forta që thirrja nga Prokuroria nuk ka motiv ligjor, por politik”, për shkak të siç thuhet, “dështimit për vite me radhë në ndjekjen e rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe në vend të trajtimit të këtyre problemeve, po tenton të krijojë një perceptim të rrejshëm kundër Kryeministrit”.

Për më shumë thuhet në reagim, “një gjë e tillë është motivuar edhe nga qëndrimi publik i Kryeministrit kundër propozimit për emërim të z. Blerim Isufaj si kryeprokuror i shtetit”. Kurti thotë se ka “ka raste të dokumentuara në Kosovë por edhe më gjerë, ku zyrtarë të lartë institucionalë janë intervistuar në mjediset e tyre dhe jo në Prokurori”.

Rasti i rezervave shtetërore

Në gusht të vitit 2023, policia arrestoi tre vetë, dy nga të cilët punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në një proces hetimi të Prokurorisë që ka të bëjë me rezervat shtetërore ku përfshihen Mielli, ilaçet, vaji, sheqeri, prodhimet higjienike, nafta etj, që shteti duhet t’i sigurojë për  përdorim në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në ministrinë e Tregtisë u kryen bastisje pas publikimit të një audio-incizimi nga gazeta Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

Pas refuzimit që kryeministri Kurti po bën që të shkojë për të dhënë dëshmi në zyrat e prokurorisë, në Kodin e Procedurës Penale thuhet se gjykata me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet për T’u marrv në pyetje. Nëse pas urdhrit gjyqësor i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim të serishëm edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj./Periskopi/

Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it