Paralajmërohet se kriza në Ukrainë do të ndikojë në shtrenjtimin e naftës dhe miellit në Kosovë

Paralajmërohet se kriza në Ukrainë do të ndikojë në shtrenjtimin e naftës dhe miellit në Kosovë

Kriza në Ukrainë, pas aneksimit të dy rajoneve të saj nga Rusia, do të ketë impakt direkt në ekonominë evropiane, sikurse dhe në Kosovë. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, thotë se pritet të shtrenjtohen edhe më derivatet e naftës, gruri dhe metalet. “Janë produkte që do të prekin bazamentin e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Shala, […]

“Janë produkte që do të prekin bazamentin e zhvillimit ekonomik”, ka thënë Shala, për Ekonomia Online.

“Situata e luftës në Ukrainë, apo bombardimi rus në Ukrainë, do të reflektojë jo vetëm në pjesën ku po zhvillohen luftimet, por do të ketë impakt direkt edhe në tërë ekonominë evropiane dhe më gjerë. Në Kosovë do të reflektojë shumë shpejt në ngritjen e derivateve të naftës”.
Gjithashtu pritet shtrenjtimi i miellit dhe metaleve, pasi Ukraina e ka (pasur) të zhvilluar industrinë e rëndë të përpunimit të metaleve.

“Është e mundur për shkak të importeve të mëdha që ka pasur rajoni nga Ukraina me grurë. Një faktor ndikues ka qenë furnizimi në tregun regjional me metale të rënda për shkak se industria e rëndë e përpunimit të metaleve ka qenë mjaft e zhvilluar”.

Këto shtrenjtime, bashkë me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike, do ta vështirësojnë edhe më shumë jetën e qytetarëve në Kosovë.

PDK kërkon komision hetimor për shtrenjtimin e rrymës

Derisa ka folur për shtrenjtimet, deputeti Shala përsëriti qëndrimin e PDK-së se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) për ngritjen e tarifave është bërë përmes një procesi jotransparent dhe me shumë defekte.

Ai bëri të ditur se PDK-ja ka kërkuar të formohet një komision hetimor.

“Ky proces është faktuar ka qenë i parregullt, jotransparent dhe me shumë defekte. Nuk ka qartësi dhe nuk ka vendimmarrje të mirëfilltë. Dëmi është shumë i madh. Dhjetëra qindra milionë euro në buxhetin e Kosovës”.

“Ne po kërkojmë që të formohet një komision hetimor që i tërë procesi të jetë transparent dhe qytetarët ta dinë sa, si dhe ku po shkojnë mjetet e tyre”, tha Shala.

Të ngjashme
OVL e UÇK-së: Vdekja e Sahit Jasharit, humbje e madhe për Kosovën

OVL e UÇK-së: Vdekja e Sahit Jasharit, humbje e madhe për Kosovën

MINT-i publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

MINT-i publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar për pengim të personit zyrtar

Arrestohet në Podujevë një person i kërkuar për pengim të personit zyrtar

Kush sa deputetë? Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Kush sa deputetë? Rezultatet e fundit e nxjerrin LVV-në me 49 ulëse, PDK-në me 24, LDK ka 19 vende e AAK 8

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten