Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet heqja e menjëhershme e masave të BE’së

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën, kërkohet heqja e menjëhershme e masave të BE’së

Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën. Në këtë dokument kërkohet që dialogu me Serbinë të përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje ligjërisht obliguese – e bazuar në njohjen e ndërsjellë. Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë. […]

Në të njëjtin dokument, kërkohet edhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Thuhet se Kosova i ka përmbushur kriteret për këtë.

Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, i ka quajtur këto masa të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi, përcjell Periskopi.

“Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë”, tha Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mbështet anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s. U bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën – që ta njohin pavarësinë e saj.

Në dokument shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në veri të vendit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë dhe incidentit në kanalin Ibër–Lepenc.

Parlamenti shpreh keqardhje që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët e sulmit terrorist në Banjskë, duke përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.

Paralelisht, Parlamenti Evropian ka miratuar edhe një Rezolutë për Serbinë ku Serbia kritikohet për lidhjet me Rusinë dhe për përpjekjet për destabilizim të rajonit.

Kërkohet që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet – nëse ajo vazhdon bashkëpunimin me Rusinë.

“Deklaratat e udhëheqësve serbë në lidhje me angazhimin e tyre formal ndaj integrimit evropian tingëllojnë vërtet jo bindëse. Ndërsa po planifikohet një udhëtim në Moskë dhe marrëveshje të reja energjetike me Rusinë këtë javë, nuk ka në horizont reforma të nevojshme që janë thelbësore për një rrugë të suksesshme evropiane. Në fund të ditës, anëtarësimi në Bashkim është para së gjithash përgjegjësi e shtetit anëtar, jo një alibi për të shmangur përgjegjësinë e vet për problemet e vendit”, tha Tonino Picula, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Rezoluta kritikon edhe të ashtuquajturën “politikë përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe i bën thirrje Komisionit që të flasë me një gjuhë më të qartë ndaj Beogradit zyrtar./RTK

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare