‘Partizani’ lë pa pasaportë Sali Berishën: Cilat janë shkeljet e tij, sipas dosjes?

‘Partizani’ lë pa pasaportë Sali Berishën: Cilat janë shkeljet e tij, sipas dosjes?

Privatizimi i ish-klubit sportiv “Partizani” duket se ka qenë një plan i mirëmenduar, duke shfrytëzuar çdo institucion në varësi dhe ushtrimin e ndikimit të pushtetit si kryeministër nga Sali Berisha, i cili tashmë është i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe Gjykata e Posaçme e […]

Privatizimi i ish-klubit sportiv “Partizani” duket se ka qenë një plan i mirëmenduar, duke shfrytëzuar çdo institucion në varësi dhe ushtrimin e ndikimit të pushtetit si kryeministër nga Sali Berisha, i cili tashmë është i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe Gjykata e Posaçme e ka lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje si dhe i ka ndaluar të dalë jashtë vendit.

Veprimet aktive të tij nisin që në vitin 2005 kur vjen në pushtet. Një vendim i Këshillit të Rregullimit të Territorit që mban firmën e Berishës,  ndryshon destinacionin e një sipërfaqjeje prej 0.7 hektarë nga zonë sportive në zonë banimi, megjithëse ndodhej brenda kompleksit sportiv “Partizani”.

Për shkak të mosrakordimit me Ministrinë e Mbrojtjes ku klubi i futbollit “Partizani” herë përfshihet në planin e përhapjes e herë jo, dhe nuk po arrihej regjistrimi i pronës në Zyrën Vendore të regjistrimit të pasurive, Berisha ndryshon ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave duke e shtyrë afatin deri në 1 tetor 2007, dhe heq disa kufizimeve duke lejuar kthimin e pronave në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes nëse janë jashtë strukturave të Forcave të Armatosura. Po ashtu ish-pronarëve u kthehen ndërtimet e përhershme që nuk përdoren për interes publik dhe deri në privatizim shteti i paguan qira ish-pronarit. Po me propozim të tij u krijua agjencia e kthimit dhe kompesimit të pronave ku aktiviteti i saj përcaktohej nga Këshilli i Ministrave dhe jo nga Kuvendi si dikur. Edhe emërimet e drejtuesit të kësaj agjencie vinin me propozim të kryeministrit duke shtuar kështu pushtetin e tij.

SPAK vëren se institucionet kanë vepruar me shpejtësi për kthimin e këtyre pronave bazuar edhe vetëm në fotokopje dokumentesh pa vlerë juridike. E paqartë mbetet edhe një sipërfaqe prej mbi 4 mijë m2 e trashëgimtarëve Begeja, e cila ndodhej jashtë klubit sportive por komisioni i kthimit të gjithë sipërfaqen e tokës prej 28 mijë m2 e ka kthyer brenda kompleksit sportiv duke krijuar një sipërfaqe fiktive.

Në interes të kryerjes së këtij privatizimi prokuroria sheh dhe një VKM të dhjetorit të vitit 2008, për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet duke ndryshuar metodologjinë e pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë blihej vetëm me lekë ndërsa falë ndryshimeve vetëm 20% blihej me lekë dhe 80% tjerat me bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Po ashtu Prokuroria ka konstatuar një presion nga ish-kryeministri ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve për të firmosur aktin e shitjes së terrenit sportive që kishin në administrim pavarësisht rezistencës që ka bërë gjenerali Vladimir Qirjazi, duke i shkruar ministrit të Mbrojtjes së kohës, Gazment Oketa dhe presidentit Bamir Topi, se prona ishte pjesë e planit të përhapjes e nuk mund të privatizohej. Kjo pronë nuk i ishte dhënë asnjëherë komandës mbështetëse dhe në rrethana të paqarta shfrytëzohej nga klubi i futbollit “Partizani”.

Të ngjashme
Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Shtëpia e Bardhë dyshon për rrjedhje të regjistrimeve sekrete mbi Iranin dhe Epstein te gazetarët e NY Times

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

Pamje nga operacioni gjatë të cilit u arrestuan 5 persona të dyshuar për krime lufte

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

"Nuk e kam më asnjë lidhje me partinë 'Guxo'", Nezir Kraki kërkon që t'i referohen si "deputet nga LVV"

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident i rëndë në Pogradec: Një i vdekur dhe katër të lënduar

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mancini pritet të marrë drejtimin e Italisë

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën