Pas arrestimit, Dardan Molliqaj del para gjykatës, shtyhet seanca dhe revokohet urdhër-arresti ndaj tij

Pas arrestimit, Dardan Molliqaj del para gjykatës, shtyhet seanca dhe revokohet urdhër-arresti ndaj tij

Foto: Kallxo.com Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca ndaj Dardan Molliqajt, i cili po akuzohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Dardan Molliqaj u arrestua sot gjatë ditës në Prishtinë. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest. Avokati i Molliqajt, Dren Kukaj, ka kërkuar që seanca të shtyhet për një ditë tjetër. Sipas tij, […]

Foto: Kallxo.com

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca ndaj Dardan Molliqajt, i cili po akuzohet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Dardan Molliqaj u arrestua sot gjatë ditës në Prishtinë. Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest.

Avokati i Molliqajt, Dren Kukaj, ka kërkuar që seanca të shtyhet për një ditë tjetër. Sipas tij, ftesat për t’u paraqitur në gjykatore nuk kanë arritur asnjëherë në adresën e Molliqajt.

“Kërkoj që seanca të shtyhet për shkak se nuk jemi të pajisur me shkresat e lëndës. Pasi që të kemi shkresat atëherë të mbahet. I propozoj gjykatës që të revokohet urdhërarresti meqenëse i pandehuri është i pranishëm në procedurë. [Molliqaj] është i gatshëm të vi në seancë. Ftesat nuk kanë arritur asnjëherë në adresë të tij. Por, tash e tutje ne jemi këtu dhe do të paraqitemi”, tha avokati Kukaj, raporton Kallxo.com, transmeton Periskopi

Gjykata mori aktvendim që të shtyhet seanca për datën 30.04.2025.

Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot, 17.04.2025, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn.

Siç ka njoftuar PSD, ai ishte rrugës për një takim.

“Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Të ngjashme
Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot