Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

Pas arrestimit të një qytetari në Serbi, Haxholli: Të vetmit që kanë bërë krime në Koshare janë forcat serbe

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka reaguar pas njoftimit se Serbia ka arrestuar një qytetar të dyshuar për “krime lufte” ndaj ushtrisë “jugosllave” në vitin 1999 në Koshare. Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të vetmit të kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe […]

Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të vetmit të kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe.

“Është për keqardhje që Serbia, vendi me historinë më të freskët të krimeve të luftës dhe gjenocidit, nuk dinë të ndalur me arrestimet, siç bëri para pak kohësh, dhe siç ka bërë edhe sot, sipas një njoftimi ende të pakonfirmuar që i është dërguar mediave në Beograd, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.”, ka shkruar Haxholli.

Më tek Haxholli ka thënës, se “sipas njoftimit të tillë të ndarë me mua nga njerëz vullnetmirë, Ivica Daçiq, i ka njoftuar mediat sot për ndalimin e një qytetari me iniciale F.K i lindur më 1968, dhe kjo sipas njoftimit gjoja duke e ngarkuar për ngjarje gjatë periudhës maj të vitit 1999, në luftën e lavdishme të UÇK-së në Koshare”.

“Të vetmit që kanë bërë krime në Kosovë, Koshare, ku forcat militare dhe paramilitare pësuan fiasko, janë forcat serbe, dhe nëse dikush duhet ndjekur për krime lufte në Kosovë dhe Koshare, ai do të duhej të jetë pjesëtarë i atyre forcave”, ka shkruar ai.

Haxholli thotë se “Daçiq edhe pas 30 vitesh mund të mbijetoj në politikën serbe edhe me këto mësymje, por Kosova ka fituar përjetësisht në luftë dhe në paqe kundër Serbisë”.

“Lavdi UÇK-së. Lavdi Heroit Agim Ramani dhe të gjithë të rënëve në Koshare. Lavdi të gjithë atyre që luftuan kundër forcave serbe në Koshare dhe në të katër anët e Kosovës”, ka shkruar Haxholli.

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës