Pas intervistës sfiduese në RTK, Fitore Pacolli e VV-së sulmon publikisht gazetaren Blerta Foniqi

Pas intervistës sfiduese në RTK, Fitore Pacolli e VV-së sulmon publikisht gazetaren Blerta Foniqi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar ashpër pas një interviste të zhvilluar në RTK, duke e sulmuar publikisht gazetaren Blerta Foniqi. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka vënë në dyshim profesionalizmin dhe pavarësinë e gazetares, duke e akuzuar se intervista ishte “me porosi” dhe e drejtuar nga “interesa të mercenarëve”, shkruan Periskopi. […]

Pacolli shkruan se nuk ishte aspak e sikletshme gjatë intervistës, por nuk dëshironte t’i jepte “kënaqësinë gazetares që e kishte misionin e porositur nga jashtë”.

“Paskan thënë se kinse kam kaluar keq në intervistë dhe se paska qenë e sikletshme. Aspak. Por, thjeshtë nuk ia dhashë atë kënaqësi gazetares që e kishte misionin e porositur nga jashtë.”

Ajo më tej e akuzon Foniqin se kishte pyetje të dirigjuara dhe se përpiqej të merrte duartrokitje nga kolegë mercenarë.

“Pyetjet e saj ishin të dirigjuara, dhe kur e sfidova, tha: ‘Nuk jam gazetare e nënshtruar.’ Jo se kishte parim, por sepse priste duartrokitje nga ‘kolegë’ të saj mercenar.”

Në një akuzë të drejtpërdrejtë për lidhje politike, Pacolli përmend ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe sugjeron se Foniqi ka përfituar nga lidhje familjare për t’u ngritur në pozita në RTK.

“Dikur, një telefonatë nga Ramush Haradinaj mjaftonte për t’i ngritur në detyra atë dhe familjen e saj në RTK.”

Reagimi i Pacollit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa vetë Blerta Foniqi ende nuk ka dalë me një qëndrim publik ndaj sulmit.

Sipas disa komentuesve, postimi i Pacollit përbën një formë presioni ndaj një gazetareje që ka ushtruar funksionin e saj në mënyrë kritike, siç i takon një mediumi publik. Të tjerë e mbështesin qëndrimin e deputetes, duke thënë se intervista ishte tendencioze dhe jo e balancuar.

Më poshtë, postimi i plotë i Pacollit:

A ka ndonjë gazetar profesional e të pavarur që ka marrë lavdërime nga Lirim Mehmetaj? Vështirë.

Sepse kur gazetaria bëhet zgjatim i interesave të mercenarëve, pavarësia është fjala e parë që sakrifikohet.

Paskan thënë se kinse kam kaluar keq në intervistë dhe se paska qenë e sikletshme. Aspak. Por, thjeshtë nuk ia dhashë atë kënaqësi gazetares që e kishte misionin e porositur nga jashtë.

Pyetjet e saj ishin të dirigjuara, dhe kur e sfidova, tha: “Nuk jam gazetare e nënshtruar.” Jo se kishte parim, por sepse priste duartrokitje nga “kolegë” të saj mercenar. Për të sot nuk kishte rëndësi përgjegjësia që ka ndaj publikut por si do të vlerësohej ajo nga ata që e udhëzonin nga prapaskena.

Kjo është po e njëjta gazetare që heshti kur më sulmuan publikisht muaj më parë. Asokohe nuk kishte interes për të dëgjuar versionin tim. Nuk më ofroi hapësirën në emision. Sot, papritur, i nevojiteshin përgjigjet sepse kështu e urdhëruan.

Gazetaria me porosi funksionon kështu.

Madje më tha: “Nuk je sulmuar se je grua.” E pyeta: “Po për çfarë atëherë?” Nuk kishte përgjigje. Por sërish vazhdoi. Sepse kur nuk ka fakte, mjaftojnë sulmet e pakoordinuara për të kënaqur agjendat.

Dhe për ata që ende nuk e dinë se për kë po flas le t’i qelim letrat hapur.

Kujt i nënshtrohet kjo gazetare?

Dikur, një telefonatë nga Ramush Haradinaj mjaftonte për ti ngritur në detyra atë dhe familjen e saj në RTK. Aftësia apo profesionalizmi nuk ishin kriter. Mjaftonte të ishte gruaja e një familjareje të gruas së Ramushit. Kaq. Dhe bëhej moderatore, drejtuese, gjithçka. Pa konkurrencë, pa meritë.

Përfitimet nuk përfunduan aty. Shuma të konsiderueshme kanë marrë edhe nga komuna të drejtuara nga AAK.

Sa interesant kjo gazetare e guximshme për çudi, nuk ka asnjë intervistë ku kjo t’i ketë vënë përballë burrat e AAK-së. Pse? Ndoshta sepse “s’ka pasur arsye” sepse ishin “burra të mirë”.

https://www.periskopi.com/pacolli-eskalon-ne-studion-e-rtkse-kapet-me-gazetaren-se-e-pyeti-per-dajen-e-vellain/

Të ngjashme
Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”