Pas raportimit të Periskopit për skandalin e Liburn Aliut, Agjencia Kundër Korrupsionit thotë se do ta trajtojë rastin

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu sot njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshje me Kolegjin ‘UBT’, aty edhe ku merr një pagë të majme si profesor. Përveç ministër – profesor Aliut, në nënshkrimin e marrëveshjes, shihet edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari – e cila po ashtu merr një pagë nga UBT si ligjëruese […]

Pas publikimit të nënshkrimit të marrëveshjes Periskopi ka kërkuar një përgjigje nga Agjencia Kundër Korrupsionit për të mësuar nëse ka konflikt të interesit, apo favorizim meqë një ftesë e tillë nuk i është bërë Universitetit Publik “Hasan Prishtina”.

Në AKK, kanë thënë se do t’i trajtojnë këto informata.

“Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon pranimin e informatës. Informata juaj do të trajtohet brenda afateve ligjore”, ka bërë të ditur për Periskopin zyra për informim e AKK-së.

Periskopi ka raportuar sot se Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke e favorizuar hapur kolegjin UBT, nga i cili merr një pagë si profesor.

Nënshkrimin në marrëveshje e kanë hedhur, ministri, Liburn Aliu dhe punëdhënësi i tij tek kolegji UBT, Edmond Hajrizi.

Në ueb-faqen këtij kolegji figuron se ministri Aliu është mësimdhënës, dhe merr një pagë në vlerë prej 1128 eurove në muaj.

Në fotografinë që Ministria ka publikuar sot, me Aliun shihet që është edhe Rineta Jashari – shefe e stafit të kabinetit të Aliut.

Periskopi ka gjetur se edhe Jashari është ligjëruese në UBT dhe merr një pagë në vlerë prej 800 eurove./Periskopi/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria