Pas taksës, dyshohet se mallrat serbe po hyjnë në Kosovë edhe nga Shqipëria

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ka dyshime që mallrat serbe po kontrabandohen nga Maqedonia por edhe nga Shqipëria në Kosovë. Rukiqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se edhe Vuçiqi ka thënë se Serbia do të gjej metoda alternative për të mos humbur tregun e Kosovës […]

Rukiqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se edhe Vuçiqi ka thënë se Serbia do të gjej metoda alternative për të mos humbur tregun e Kosovës në kohën që taksa është në fuqi.

“Po shohim shenja, përderisa asgjë nuk ka zyrtare. Ka dy mënyra që po futen mallrat serbe, dhe të dyja janë me letra. Mënyra e parë. Po merret lënda e parë në Serbi, përpunohet në Maqedoni dhe eksportohet në Kosovë si produkt i Maqedonisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se është edhe një mënyrë tjetër por ajo është në mënyrë jo të rregullt.

“Në dy javët e fundit ka filluar të vërehet se kamionat e Serbisë kalojnë tranzit nga Kosova në Shqipëri, i ndërrojnë letrat dhe tani hyjnë në Kosovë si rieksport. Vetëm ndërrimi i letrave, pa përfitim të rregullt të origjinës është një formë e kontrabandës”.

“Duhet të shohim lëvizjet nga Shqipëria. Po shohim një rritje drastike të eksportit nga Shqipëria në Kosovë. Duhet të shohim nëse këtu ka ndonjë produkt që nuk ka hyrë më parë nga Shqipëria që nuk është transportuar kurrë në Kosovë”, tha ndër të tjera Berat Rukiqi.

Të ngjashme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar të dhënat e fundit nga numërimi i fletvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga vazhdimi i procesit të vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi me postë jashtë Kosovës, të cilat ende s’janë numëruar.

NATO nis zvogëlimin gradual të trupave të KFOR-it në Kosovë

Gjermania vazhdon praninë ushtarake në Kosovë edhe për një vit – përmendet edhe çështja e Presidentit gjatë debatit

Qeveria në detyrë dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Trump: Sot i dhamë fund luftës me Iranin, trupat amerikan do kthehen në shtëpi

Numërohen rreth 28% e votave në ambasada, këta janë kandidatët më të votuar

Po vjen fronti i ftohtë, parashikimi i motit për të premten

Gjuajtje me armë në Lipjan, plagoset një person

Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

Weber: Qeveria Kurti po përpiqet ta vërë shtetin nën kontroll, do të shohim përsëri zgjedhje

Ramush Haradinaj për vdekjen e Sahit Jasharit: Lajm i rëndë për ne bashkëluftëtarët

Dramë në ndeshjen hapëse, fiton Meksika, gola, kartona të kuq dhe spektakël