“Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, prokuroria e shtetit urgjenisht ta hetojë ZRRE -në”

“Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, prokuroria e shtetit urgjenisht ta hetojë ZRRE -në”

Këshili pë Mbrojtjen e të Drjetave të Njeriut ka kërkuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila në vendimin e saj, obligon ZRRE që qytetarët që kanë paguar edhe për rrymnë e shpenzuar nga serbët në Veri të Kosoves, të kompensohen, shkruan Periskopi.

Sipas një njoftimi për media, KMDLNJ ka ftuar Prokurorinë e Shtetit për hetim ndaj ZRRE, Hekuran Muratit, Elbert Krasbniqit, Rozeta Hajdarit dhe Artane Rizvanollit.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që qytetarët – konsumatorët e Kosovës që nuk janë serbë apo që nuk kanë jetuar në komunat me shumicë serbe të kompensohen me 40 milionë euro
që që me vetëdije të plotë janë plaçkitur nga ZRrE përmes fryejes së faturave në periudhën 2012-2017, mjete që pastaj janë keqpërdorur për t’ua paguar faturat serbëve dhe të tjerëve në
komunat me shumicë serbe.

KMDLNJ- ë, që nga përfundimi i luftës ka ngritur zërin për këtë diskriminim flagrant në baza etnike dhe politike të konsumatorëve të energjisë elektrike e që Avokati i Popullit, në përputhje me mandatin kushtetues e ka adresuar këtë shkelje në gjykatat kompetente të cilat fillimisht kanë kërkuar që të ndërpritet me pagesën diskriminiuese të faturave dhe, në të njëjtën kohë që të kompensohen qytetarët e Kosovës nga ZRrE që në mënyrë kriminale i ka plaçkitur 95 % të qytetarëve për dobi të 5 % të qytetarëve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës siguron vetëm drejtësi të pjesshme (nëse ata do të kompensohen për plaçkitjet nga ZRrE) ndërsa ndjekja penale e plaçkitësve do ta bënte të plotë mozaikun e kompensimit. Në kohën e kryeministrit Haradinaj, pas një takimi të KMDLNj- së dhe kërkesës për kompensim ishte bërë një kompensim i papërfillshëm që zgjati dy – tre muaj, me shumë simbolike 2-3 euro dhe aty përfundoi sepse nuk kishte një vendim të formës së prerë (detyruese) për kompensim. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensim, qytetarët – konsumatorët e plaçkitur nga ZRrE nuk duhet të pranojnë të kompensohen përmes faturave por duhet të kërkojnë të kompensohen me euro përfshirë këtu kamatat e rregullta dhe ndëshkuese që i
përcakton autoriteti kompetent, në përputhje me shkallën e inflacionit dhe çmimin e energjisë elektrike. Si mbikëqyrës i procesit të zhdëmtimit të qytetarëve – konsumatorëve të plaçkitur nga
ZRrE duhet të jetë një komision i pavarur nga Kuvendi i Kosovës që do të udhëhiqej nga opozita dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

ZRrE do të bëjë përpjekje që të bishtënojë në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës por se duhet të caktohet një afat kohor, maksimumi 3 muaj që të përfundojë ky kompensim. KMDLNJ- ë thërret publikisht Prokurorin e Shtetit ta hetojë bazën ligjore në bazë të së cilës, që nga përfundimi i luftës iu janë paguar faturat e rrymës.

nje 5 % të qytetarëve duke dëmtuar 95 %, në baza etnike dhe politike që përbënë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe që të merren masa ligjore ndaj shkelësve eventualë pavarësisht cilës
qeveri i kanë takuar apo i takojnë. KMDLNj kërkon hetime urgjente ndaj ZRrE, ministrave Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari për vazhdimin e trajtimit
diskriminues të qyetarëve – konsumatorëve të Kosovës në baza etnike dhe politike, qoftë duke paguar fatura, qoftë edhe duke shpërndarë fatura fiktive lineare pre 21ceutosh pavarësisht se
mund të kenë shpenzuar rrymë disa qindra euro gjatë periudhës së faturimit.

Ministrat e Kurtit në hall me drejtësinë: Gjysma e tyre nëpër gjykata për probleme me ligjin

 

Shpërndaje në: