Pas vendimit të Veselit, Besim Beqaj dorëhiqet nga pozita e ministrit

Pas vendimit të Veselit, Besim Beqaj dorëhiqet nga pozita e ministrit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm e ka paraqitur dorëheqjen e tij te kryeministri Ramush Haradinaj – raporton Periskopi. Në një konferencë për media, Beqaj tha se vendimi i djeshëm i kryetarit të partisë, Kadri Veselit, ka dalë nga diskutimi i përbashkët në parti. “Vendimin e […]

Në një konferencë për media, Beqaj tha se vendimi i djeshëm i kryetarit të partisë, Kadri Veselit, ka dalë nga diskutimi i përbashkët në parti.

“Vendimin e konsideroj si angazhim të përbashkët të strukturave të PDK’së, pjesë e të cilave jam edhe unë, me qëllim që të eliminohen akuzat për zyrtarët e PDK’së”, ka thënë Beqaj.

Ai është shprehur i bindur se është i pafajshëm.

“Në rastin tim jam i bindur se aktakuzat janë të pabaza dhe drejtësia do ta vërtetoj këtë. Secili është i pafajshëm derisa të mos provohet e kundërta. Respektone këtë. Drejtësia do ta provojë këtë. Vepra për të cilën po gjykohem nuk ka asnjë element të veprës penale. Aktakuza ka një mal të metësh dhe është drejtësi selektive. Ju ftojë ta përcillni procesin në gjykatë. Në rast të procesit të drejtë gjyqësor, do të lirohem nga aktakuza. Gjatë angazhimit tim politik, edhe privat edhe publik unë jam udhëhequr nga dy parime: zbatimi i ligjit dhe profesionalizimi”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se është krenar për projektet që ka realizuar gjatë punës së tij si ministër.

“Jam krenar për projektet që kam realizuar. Kemi arritur të hartojmë legjislacion për të vendosur se çka është e rëndësishme. Të krijojmë mundësi për të rinjtë në ndërmarrësi, pasi i kemi përkrahur me fonde. Ju siguroj se kjo sfidë do të kalojë shpejt dhe do të dalë e vërteta. Jam i bindur se akuza do të bie poshtë. I falënderoj të gjithë për bashkëpunimin që kemi pasur”, ka thënë Beqaj tutje./PERISKOPI

Të ngjashme
Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

Rezervoni biletën tuaj drejt Oslos dhe Brukselit me ofertë speciale!

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

NATO: Zvogëlimi i trupave në Kosovë s’prek marrëveshjet ekzistuese, përfshirë atë për dërgimin e FSK-së në Veri

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

FIFA e ‘dëgjon’ Tuchelin, ndryshon procedurën para fillimit të ndeshjes

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Policia nis hetimet për fletëvotimet në veri ku u përdorën shenja

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Maliqi: Presidenti s’duhet të jetë noter i Kurtit, Hamzës ose Abdixhikut, por një personalitet me integritet – ka të tillë

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve

Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit për kalim të anijeve