Pasi u bëmë horë me lloç, merret vendimi për ta bërë fushën hibride

Pasi u bëmë horë me lloç, merret vendimi për ta bërë fushën hibride

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një njoftim pas vendimit të fundit të UEFA-s për mos-zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky vendim së fundmi preku Ballkanin, që ndeshjen e ardhshme ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës do ta luajë në “Air Albania” të Tiranës. Ky vendim erdhi pasi më as […]

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka lëshuar një njoftim pas vendimit të fundit të UEFA-s për mos-zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky vendim së fundmi preku Ballkanin, që ndeshjen e ardhshme ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës do ta luajë në “Air Albania” të Tiranës.

Ky vendim erdhi pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë.

Federata e Futbollit e Kosovës mes tjerash bëri të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë.

FFK gjithashtu njoftoi se në bashkëpunim me MKRS do të bëjë renovimin e plotë të fushës së këtij stadiumi. Investimi në do të kryhet nga Ministria.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe ministri Hajrulla Çeku janë dakorduar për ta transformuar tapetin e këtij stadiumi në fushë hibride të nivelit më të lartë.

Pra, nga tani e deri në rinovimin e plotë, aktiviteti i futbollit në stadiumin “Fadil Vokrri” do të pushojë. Si rrjedhojë edhe ndeshjet miqësore të Kombëtares, të muajit mars, do të zhvillohen jashtë vendit.

Njoftimi i plotë nga FFK:

“Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të njoftojë opinionin publik në lidhje me situatën e stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimin e UEFA-s për mos zhvillimin e ndeshjeve në këtë stadium.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar të fushës, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit, do të bëjnë renovimin e plotë të fushës në këtë stadium, investim ky i cili do të kryhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Presidenti Agim Ademi dhe ministri Hajrulla Çeku janë dakorduar për ta transformuar tapetin e këtij stadiumi në fushë hibride të nivelit më të lartë, teksa do të fillohet me punë që nga baza e fushës: drenazhimi, sistemi i ri i ujitjes si dhe për herë të parë kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes.

Ky projekt do të sigurojë një fushë moderne, sikur në të gjitha arenat botërore të futbollit, e të cilën e meriton stadiumi ‘Fadil Vokrri’ dhe të cilën e ka kërkuar edhe UEFA.

Pra, nga tani e deri në rinovimin e plotë, aktiviteti i futbollit në stadiumin “Fadil Vokrri” do të pushojë. Si rrjedhojë edhe ndeshjet miqësore të Kombëtares, të muajit mars, do të zhvillohen jashtë vendit.

Megjithatë, e sigurojmë opinionin se stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i gatshëm për të mirëpritur ekipet kombëtare dhe klubet nga edicioni i ardhshëm.

Me këtë rast shprehim keqardhje që Ballkani ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Ligën e Konferencës do të jetë i detyruar ta luajë në ‘Air Albania’, por jemi të bindur se në të ardhmen më nuk do të ketë nevojë që klubet dhe kombëtarja jonë të luajnë larg tifozëve të vet, ngase përveç investimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, tashmë kanë filluar edhe projektet e tjera, siç është stadiumi i qytetit në Gjilan dhe stadiumi ‘Adem Jashari”, derisa në të ardhmen e afërt pritet të realizohen edhe projekte tjera nga ana e ministrisë.

Do theksuar se deri te kjo situatë kemi ardhur për shkak të ngarkesës së madhe të kësaj fushe, ngase “Fadil Vokrri” është stadiumi i vetëm që është i kategorizuar nga UEFA. Meqenëse nuk kemi pasur një stadium tjetër të standardeve të tilla, në këtë stadium është dashur të luhen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pushim.

Ndonëse kohët e fundit e kemi pasur të angazhuar edhe ekspertin nga UEFA me këshilla dhe ndihmë për mirëmbajtjen e fushës, si dhe kemi angazhuar një kompani të specializuar, kushtet atmosferike që kanë mbizotëruar në vendin tonë që nga ndeshja me Rumaninë kanë bërë që fusha të dëmtohet në masë të madhe. Si pasojë e drezhanimit të dobët por edhe ngarkesës me ndeshje, ka qenë e pamundur që fusha të kthehet në gjendje optimale, ndonëse disa herë falë përkushtimit të stafit të mirëmbajtjes së fushës është arritur të rikthehet bari dhe fusha të jetë e gatshme për lojë”. /Gazeta Express

Të ngjashme
Katari barazon rezultatin në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës

Katari barazon rezultatin në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Rrogat e trajnerëve të Botërorit 2026: Carlo Ancelotti më i paguari

Interi po i synon dy lojtarë të Realit

Interi po i synon dy lojtarë të Realit

Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim