“Pazarllëk” i ëmbël për studentët – Ish ministri për Kurtin: Qeveria uzurpatore me fushatë të pastër me paranë publike

“Pazarllëk” i ëmbël për studentët – Ish ministri për Kurtin: Qeveria uzurpatore me fushatë të pastër me paranë publike

Qeveria në detyrë ka ndarë këtë vit nga 100 euro për çdo student aktiv në universitete publike e private të akredituara, raporton Periskopi. “Pazari” i tij u bë edhe para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, e njëjta po ndodh edhe tani në këto të balotazhit. E kjo nxiti reagime në vend. Një nga ta […]

“Pazari” i tij u bë edhe para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, e njëjta po ndodh edhe tani në këto të balotazhit.

E kjo nxiti reagime në vend.

Një nga ta tha se kjo nuk është i vetmi rast që Kurti e shfrytzoi buxhetin e shtetit.

Në një prononcim për Periskopin, ish ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se prezantimi i buxhetit derisa fliste për pensionet e pagën e 13-të, janë fushatë e Vetëvendosjes.

Sipas Shatrit, “Qeveria uzurpatore” po bën veprime për fushatë elektorale.

“Jo vetëm 100 euro për studentët, por të gjitha veprimet e Qeverisë uzurpatore janë shfrytëzim i parasë publike për fushatë elektorale.
Prezentimi i buxhetit nga Kurti kur foli vetëm për pensionet, shtesat dhe pagen e 13 janë fushatë e paster e VV me paranë publike.
PS. Pse nuk foli për program zhvillimor, për projekte kapitale, për politikë të jashtme…”, ka deklaruar ai për Periskopin.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reauar ku ka thënë se ndarja e nga 100 eurove për secilin student, tre ditë para balotazhit, është tentim për blerje të votave nga qeveria në detyrë.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.  Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë. 💙 Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot!”, ka shkruar Abdixhiku të enjten në Facebook.

 

E Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratikë të Kosovës, e ka quajtur manipulim e panik ndarjen e shtesave prej 100 euro për secilin student të Kosovës, sipas vendimit të Qeverisë në detyrë.

 

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, ka shkruar ajo në Facebook.

 

Kurse, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se dërgimi i mesazheve nga zyra e kryeministrit për studentët duke i njoftuar për ndarjen e 100 eurove, janë abuzim dhe keqshfrytëzimi i taksave publike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kjo ndërhyrje cenon drejtpërdrejt integritetin zgjedhor.

“Abuzimi dhe keqshfrytëzimi i taksave publike dhe postës zyrtare të Zyrës së Kryeministrit për dërgimin e mesazheve të tilla vetëm tre ditë para ditës së zgjedhjeve, është i ndaluar kategorikisht sipas standardeve demokratike vendore dhe ndërkombëtare për integritet elektoral. Kjo ndërhyrje cenon drejtpërdrejt integritetin zgjedhor dhe parimin e barazisë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të jenë të lira e të ndershme, nëse shteti përdoret si instrument elektoral”, ka shkruar Kryeziu.

Një votë, një 100-she: Joshja e Kurtit për studentët para balotazhit

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës