PDK këkron hetim parlamentar për 153 milionë euro apo 220 kontratat një burimore

Shefi i Grupit Parlamenatar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri ka përmendur në Kuvendin e Kosoëvs siç ka thënë si top institicionet që kanë nënshkruar kontrata një burimore, shkruan Periskopi. Ai ka thënë se për vitet 2022 – 2023 janë 220 kontrata të nënshkruara me procedura njëburime e që vlera totale arrinë në 153 […]
Ai ka thënë se për vitet 2022 – 2023 janë 220 kontrata të nënshkruara me procedura njëburime e që vlera totale arrinë në 153 milionë euro.
“Është KEK apo më mirë të them Korparata Kriminale e Kosovës që ka nënshkruar për dy vitet kontrata me vlerë prej 101 milionë euro e që janë 87 kontrata. Ministria e Kulturës, 36 kontrata një burimore në vlerë prej 2.4 milionë euro. Ministria e Shëndetësisë 4 milionë euro me gjashtë kontrata njëburimore. MASHT 19 milionë euro me 30 kontrata njëburimore. Ministria e Brendshme pa përfshirë kontratat sekrete, 22 milionë euro apo 20 kontrata një burimore. MINT 5 kontrata me 138 mijë euro. Ministria e Infrastruktirës 32 kontrata me 4.3 milionë euro”, tha Tahiri.
Sipas tij në fund të debatit do të propozohet një komision hetimor për këto kontrata.
“Do të këkrojmë themelimin e një komisioni parlamentar hetimor. Do të ketë material të mjaftueshëm për Prokurorinë”, tha Tahiri.












