PDK, LDK, AAK nuk lëvizin nga qëndrimet – VV me hapa të breshkës për të zgjidh nyjen

Për të pestën herë të mërkurën do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosoëvs në tentativ e sipër për të konstituuar organin më të lartë legjislativ, shkruan Periskopi. Partia që ka fituar zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje, ka dështuar për herë të tretë që kandidati i saj [Albulena Haxhiu] të marr votat e nevojshme për këtë pozitë. […]
Partia që ka fituar zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje, ka dështuar për herë të tretë që kandidati i saj [Albulena Haxhiu] të marr votat e nevojshme për këtë pozitë.
Në seancën e fundit, ish kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka kërkuar që të ketë një “dakordim” mes partive politike në mënyrë që saga e konstituimit të Kuvendit të marrë fund.
Por, përveç kësaj, deklarata publike nga foltorja e Kuvendit – ish partia që ka qeverisur me vendin nuk ka lëvizur në përpjekje për të pasur një takim me partitë e tjera – në mënyrë që nyja në Kuvend të zgjidhet.
Periskopi të martën ka kontakuar me zyrtarë që kanë qenë në opozitë e ku kanë konfirmuar qëndrimin e njëjtë.
Vlora Çitaku, deputete e PDK`së ka thënë se partia që përfaqëson nuk ka lëvizur nga qëndrimet e saja por që ka kërkuar të respektohet në plotni rregullorja e re e Kuvendit të punës, e jo siç ndodhi në seancën e fundit ku as nuk u hedh në votim kandidati i VV për kryetare të Kuvendit.
“Qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë, PDK do të marrë pjesë në seancën e nesërme dhe pavarësisht kush mund të jetë kandidat apo jo, duhet të respektohet rregullorja e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Çitaku për Periskopin
Alban Zogaj nga LDK, veçse ka forcuar qëndrimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Kushdo qoftë kandidat ose jo nga partia VV LDK nuk do të votojë në seancën e neserme”, tha ai për Periskopi.
Lahi Brahimaj, deputet i AAK’së ka thënë se qëndrimet janë të njëjta dhe nuk ka ndryshuar asgjë.
Sipas tij, ata kishin dy emra në mënyrë që të dilet nga ky ngërç.
” Ju e dini që AAK nuk propozon emra për kandidate për kryetare të Kuvendit, por kemi përmendur emrin e Shqipe Selimit dhe Saranda Bogujevcit për arsyet që tashmë i kemi thënë, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë. Kandidatët që i propozon VV’ja nuk marrin vota nga ne për shkak të veprimeve që kanë bërë tash e 5 vite”, tha Brahimaj.
Seanca konstituive e Kuvendit pritet të vazhdoj nesër në ora 10:00. /Periskopi/












