PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses – dy qeveritë e 6 tetorit prodhuan mashtrim e zhgënjim

PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses – dy qeveritë e 6 tetorit prodhuan mashtrim e zhgënjim

Reagimi i plotë I PDK-së: Partia Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili i hapë rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.Koalicioni aktual qeverisës, tash e disa muaj nuk e ka shumicën parlamentare për ta kaluar asnjë ligj dhe ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore. Për këtë arsye, PDK-ja […]

Reagimi i plotë I PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili i hapë rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.Koalicioni aktual qeverisës, tash e disa muaj nuk e ka shumicën parlamentare për ta kaluar asnjë ligj dhe ka bllokuar funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

Për këtë arsye, PDK-ja tashmë disa herë ka ftuar partitë politike parlamentare që të mblidhen dhe ta votojnë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Që nga 6 tetori i vitit të kaluar, shumica e partive politike manipuluan me vullnetin e qytetarëve duke injoruar atë dhe duke pasur prioritet vetëm interesat e ngushta partiake.

Përfundimisht, edhe sonte u vërtetua se “koalicioni i shpresës” që doli nga zgjedhjet e 6 tetorit ishte mashtrimi më i madh që iu bë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë për më shumë së një vit.

Në zgjedhjet që duhet të mbahen sa më parë, Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të garojë me program dhe propozime konkrete për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë në të cilën e kanë futur partitë që kanë qeverisur vendin nga zgjedhjet e fundit.

Të ngjashme
Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Aksident në Elbasan, autobusi me fëmijë përplaset me veturën dhe përfundon në pikë karburantesh

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Rinumërohen 133 vendvotime, mbesin vetëm edhe nëntë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

Tragjedi në Gjermani: Njëvjeçarja vdes pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në makinë

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

U kritikua nga të gjithë, Martinez shpjegon arsyen pse e la Ronaldon në fushë për 90 minuta

Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Vance: Afati 60-ditor i marrëveshjes finale me Iranin nis sot

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Çfarë mund të humbë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës inspekton bazën e FNS-së

Aksioni ku u kapën 60 kg drogë, Policia ndan foto të substancës: U sekuestruan edhe një kamion e dy vetura

Aksioni ku u kapën 60 kg drogë, Policia ndan foto të substancës: U sekuestruan edhe një kamion e dy vetura

Çmimet e naftës bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien pas nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Rama thumbon protestuesit: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Rama thumbon protestuesit: Flamingot duhet ta dinë se janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat

Kosova mëson kundërshtarin në ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2027

Kosova mëson kundërshtarin në ‘play-off’-in për Kupën e Botës 2027

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit