PDK: Përgjegjësia e parë mbi LVV-në, por jemi të gatshëm të formojmë qeverinë e re me kryeministër Bedri Hamzën

PDK: Përgjegjësia e parë mbi LVV-në, por jemi të gatshëm të formojmë qeverinë e re me kryeministër Bedri Hamzën

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një deklaratë, pas seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u votua pro raportit për verifikimin e mandatave dhe u betua deputetët. Në këtë deklaratë, thuhet se PDK “dëshmoi rolin e saj shtetformues”. “Sot, duke votuar pro raportit të Komisionit Verifikues të kuorumit dhe mandateve, PDK kontribuoi […]

Në këtë deklaratë, thuhet se PDK “dëshmoi rolin e saj shtetformues”.

“Sot, duke votuar pro raportit të Komisionit Verifikues të kuorumit dhe mandateve, PDK kontribuoi në tejkalimin e një ngërçi të panevojshëm parlamentar, pas vendimit të këtij komisioni për të pranuar kërkesën tonë për të përfshirë, njohur dhe evidentuar në procesverbal faktin e dorëheqjeve individuale të Kryeministrit dhe ministrave, në përputhje me frymën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Çeska. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike e Kosovës dëshmoi edhe një herë rolin e saj shtetformues dhe përkushtimin ndaj funksionimit demokratik të institucioneve.

PDK tutje shkruan se njeh të drejtën e VV-së për ta propozuar kandidatin, por kjo nuk nënkupton përkrahjen për atë kandidaturë.

“PDK njeh të drejtën kushtetuese të partisë së parë për të propozuar kandidatin/en për Kryetar të Kuvendit, mirëpo kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përkrahjen tonë për atë kandidaturë. Ora për themelimin e institucioneve të reja të Republikës ka nisur. Përgjegjësia e parë, por jo e përhershme, bie mbi koalicionin VV-Guxo-Alternativa, i cili duhet ta trajtojë këtë moment me seriozitetin që kërkon situata politike dhe nevoja e vendit për stabilitet” – thuhet në deklaratë.

PDK bën me dije se është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie të re profesionale, me kryeministër Bedri Hamzën.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti, garantuese e rendit kushtetues dhe zë i fuqishëm i interesit qytetar. E përkushtuar ndaj demokracisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit, PDK mbetet e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie të re profesionale, me Kryeministër Bedri Hamzën, dhe me objektiva të qarta për të kthyer shtetin në binarët e duhur të zhvillimit dhe integrimit – në rast se mandatari i parë dështon në sigurimin e shumicës parlamentare, siç u dëshmua qartazi edhe sot” – thuhet në fund./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Kujtojmë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e sotme pas dështimit për herë të dytë të zgjedhjes kryeparlamentare të Albulena Haxhiut, të cilën e propozoi partia e saj për këtë pozitë, shkruan Periskopi.

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri. Edhe pas dy përpjekjeve, kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

“Seanca ndërpritet për 48 orë, vazhdon të hënën në orën 15:00”, tha Dehari.

Në të dy raundet e votimit, Haxhiu mori nga 57 vota, duke dështuar të arrijë kuotën prej 61 votash që kërkohet për të marrë këtë post.

Pas votimit të dytë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë seancën për 48 orë. Ai njoftoi se seanca do të vazhdojë të hënën, në ora 15:00.

Ndërsa, se para votimit Glauk Konjufca ka lutur edhe deputetët e opozitës që ta votojnë Haxhiun për deputete./Periskopi/

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it