“Për shpëtim të Kosovës”, dy deputetë të PDK-së nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit me LVV-në

“Për shpëtim të Kosovës”, dy deputetë të PDK-së nuk përjashtojnë mundësinë e koalicionit me LVV-në

Dy deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Që të dy, Xhavit Haliti e Hisen Berisha thonë se këtë mund ta bëjnë vetëm për një arsye, për të mirën e Kosovës. Haliti ka thënë se partia e tij është e interesuar që vendi të shkojë në […]

Dy deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Që të dy, Xhavit Haliti e Hisen Berisha thonë se këtë mund ta bëjnë vetëm për një arsye, për të mirën e Kosovës.

Haliti ka thënë se partia e tij është e interesuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

I pyetur se a mund të bëjnë Qeverinë bashkë me kryeministrin, Albin Kurti – ai tha se nuk ka ndonjë kufizim persona dhe në fund të fundit të gjithë duhet të punojnë në të mirë të Kosovës.

Tutje, ai tha se nuk ka dal dhe nuk del asnjëherë kundër partisë.

“Unë nuk kam ndonjë kufizim personalisht me um pyet mua. Në politik nuk ka armiq të përhershëm dhe po ashtu miq të përhershëm. Në qoftë se interesat përputhen pse mos me ba, në fund të fundit të gjithë jemi të interesuar dhe duhet me punu për Kosovën, e jo për vetën”.

“Unë nuk jam kundër partisë dhe nuk dal asnjëherë kundër saj, por mendimet që i jap të pavarura nuk do të thotë se janë mbi partinë”, ka thënë Haliti në Tëvë 1.

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hisen Berisha, nuk e ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se takimi i PDK-së me kryeministrin ka qenë për “shpëtimin e Kosovës”.

“Mundet krahas Kosovës të përfitojë e shpëtojë edhe Albini në këtë proces politik që është fundi i tij politik ku e ka çu Kosovën”, ka thënë Hyseni i cili ku është pyetur nëse PDK-ja do t’ia japë këtë mundësi shpëtimi Albin Kurtit, është përgjigjur se “ne do t’ia japim Kosovës këtë shpëtim, nëse përfiton ai në shpëtim të Kosovës le të shpëton”.

Megjithatë, Berisha ka shtuar se nuk ka asnjë element që i përafron programet e dy partive.

 

Të ngjashme
Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi