Përballë rrezikut me gjoksin hapur, policët e Kosovës ende pa antiplumb

Përballë rrezikut me gjoksin hapur, policët e Kosovës ende pa antiplumb

Policët e Kosovës janë në ballë të çdo rreziku, të ekspozuar çdo ditë. Mirëpo, ata vazhdojnë të mos marrin trajtim të dinjitetshëm nga shteti e të shihen njëjtë sikurse punonjësit e çdo institucioni të zakonshëm publik. Krahas mungesës së çizmeve, shujtave e pagave më të larta, zyrtarët policorë nuk kanë  as jelekë antiplumb…

”…Se procedurat tenderuese nuk kanë qenë në rregull … Se Qeveria ende nuk e ka dërguar për miratim Bordin e OSHP-së…”, janë disa nga aryetimet kur bëhet fjalë për procedurat që i rrezikojnë për çdo ditë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Qindra pjesëtarë të policisë kanë mbetur pa jelek antiplumb. Atyre u ka skaduar afti i përdorimit i cili vlen për dhjetë vjet.

Në qershor të vitit 2021, Policia e Kosovës kishte hapur tender për blerjen e më shumë se 3 mijë jelekëve antiplumb për zyrtarët policorë. Tenderi ka ngecur në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ngase dyshimet janë që prokurimi i policisë ka proceduar kundërligjshëm kur e ka rekomanduar për kontratë një kompani. Tash, projekti i jelekëve të mbrojtjes ka mbetur i pezulluar derisa të formohet Bordi i OSHP-së për të nxjerrë një vendim mbi këtë lëndë të prokurimit.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë  për Periskopin se secili zyrtar është i pajisur me jelekë antiplumb.

“Referuar kërkesës suaj ju informoj se, Policia e Kosovës në vazhdimësi kujdeset të siguroj pajisjet e nevojshme logjistike, përfshirë veshmbathjet  dhe pajisjet e nevojshme policore për të gjithë zyrtaret policorë, me qëllim të mundësimit të realizimit të detyrave operative dhe administrative dhe  secili zyrtar i Policisë se Kosovës është i pajisur me jelekë antiplumb.

”Në vazhdimësi sipas planifikimeve dhe afateve kohore PK-ja furnizohet me pajisje logjistike dhe antiplumb, ku projekti i ri për furnizim me antiplumb aktualisht gjendet në OSHP”, thuhet në përgjigjen e policisë për Periskopin.

Mirëpo  e vërteta është pak më ndryshe ngase thotë policia. Zyrtarët policorë kanë jelek antiplumb, por shumë nga ta nuk i veshin për shkak se u ka skaduar afati.

“Ka plot qe u ka skaduar afati që disa vite, disa të tjerëve para disa muajve. Bile para rreth 7 muajve i kanë marrë numrat e antiplumbave me i ndërru, por kjo nuk ka ndodhur. Policia vazhdimisht ka nevojë për jelekë antiplumb duke marrë parasysh se ata janë me afat të skadimit dhe ata duhet zëvendësuar vazhdimisht, si dhe proceset rekrutimit te Policëve të rinj të cilët duhet pajisur me jelek”, ka thënë për Periskopin një burim brenda policisë së Kosovës.

Në qershor 2021, Policia e Kosovës kishte hapur tender për blerjen e më shumë se 3 mijë jelekëve antiplumb për zyrtarët policor. Karakteristikat e jelekëve janë: Njëri nga antiplumat i cili vishet nën rroba dhe peshon më pak se 3 kilogramë gjithashtu nuk është i dukshëm për syrin e publikut, ndërsa dy llojet e tjera të antiplumave, njëri 8 kilogramë dhe ai për Njësitë Speciale 10 kilogramë vishen mbi uniformën policore dhe janë të dukshëm. Pra, po kërkohen të blihen antiplumb i brendshëm (diksret) 600 copë. Antiplumb i jashtëm 2300 copë. Antiplumb taktik për njësi speciale 350 copë.

Në këtë tender, kanë konkurruar 7 kompani. Më 20 tetor 2021, prokurimi i policisë e ka rekomanduar për kontratë grupin e kompanive “Pricom” SHPK & “Seyntex NV” me çmim prej 2, 346, 000. 00 euro.

Se u shkel Ligji gjatë vlerësimit të ofertave, menduan disa kompani, të cilat më pas u ankuan në zyrën e prokurimit të policisë. Ankesa e tyre është trajtuar dhe më pas policia e ka anuluar vendimin e vetë të parë dhe ka vendosur që të shpërblejë me kontratë kompaninë “Sodex Group”, në një vlerë prej 2, 758, 950.00 euro. Pra, policia u pajtua vet që e ka shkelur Ligjin gjatë vlerësimit të ofertave.

Meqë para kësaj kompanie, ishte rekomanduar grupi i kompanisë “Pricom” SHPK & “Seyntex NV”. Pas rivlerësimit të dytë ky grupe është shpallur si i pa përgjegjshëm me arsyetimin se “ Tek kërkesa 1 Antiplumb i brendshëm -Testet balistike për pjesët e buta atë antiplumbit të brendshëm janë bërë me llojin e municionit 44 mag .240 SJHP, dhe jo me llojin e municionit 44 mag. 240 JHP, siç është kërkuar”.

Arsyetim i njëjtë është përdorur edhe për antiplumbin e jashtëm.

Kompania ka ofruar arsyetimet e veta duke konsideruar se eliminimi është i pa qëndrueshëm, por të njëjtat i ka hedhur poshtë prokurimi i policisë, andaj më pas kompania është ankuar në OSHP.

OSHP e ka rekomanduar një ekspert të vetin për t’i trajtuar lëndët, edhe dy ankesa të kompanie tjera. Ky zyrtarë e ka përpiluar raportin e vetë brenda kohës dhe e ka dërguar në institucionin ku punon. OSHP-ja ka qenë e obliguar që të publikojë raportin në ueb-faqen e saj zyrtare, por nuk e ka bërë këtë. Periskopi ka mësuar se eksperti ka gjetur shkelje nga ana e prokurimit të policisë në rivlerësimin në herën e dytë, për çka e ka i ka rekomanduar Bordit të OSHP-së që ta detyrojë policën që lëndën ta kthejë edhe një herë në rivlerësim.

Policia e Kosovës tash e një kohë të gjatë ka pasur probleme më furnizim me antiplumb. Problemin më madhor e ka pasur me kompaninë “ALL-Zone” të cilës ia kishte shkëputur kontratën në vitin 2019. Policia dhe kjo kompani janë ballafaquar në gjykatë. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: