Përfundon mbledhja e Kryesisë e PDK-së: Nëse VV’ja nuk arrin, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë në formimin e Qeverisë së re

Përfundon mbledhja e Kryesisë e PDK-së: Nëse VV’ja nuk arrin, ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë në formimin e Qeverisë së re

Partia Demokratike e Kosovës ka dalur me njoftim pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, raporton Periskopi. Në njoftim thuhet se kryetari Memli Krasniqi ka komunikuar me partitë parlamentare, përveç VV’së, Guxo e Alternativës. Më tutje thuhet se PDK është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë me Bedri Hamzën në krye […]

Në njoftim thuhet se kryetari Memli Krasniqi ka komunikuar me partitë parlamentare, përveç VV’së, Guxo e Alternativës.

Më tutje thuhet se PDK është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit, nëse VV dështon ta formojë Qeverinë.

 

Njoftimi i plotë:

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Prishtinë, 2 prill – Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe për hapat e ardhshëm pas caktimit të datës së konstituimit​ të Kuvendit nga Presidentja e Republikës më 15 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, informoi anëtarët e Kryesisë për komunikimet e fundit me partitë parlamentare, me përjashtim të partive në pushtet (VV, Guxo dhe Alternativa). Ai theksoi se, nëse partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk arrin ta formojë shumicën e nevojshme, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit.

Në këtë proces, PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike, pa ndërmarrë asnjë veprim bllokues apo përpjekje që do të cenonte funksionimin institucional në seancën konstituive.

“Ne kemi objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik, rikuperimin dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët tanë strategjikë, si dhe avancimin e procesit të integrimit euroatlantik. PDK-ja ka kapacitetin dhe vizionin për ta çuar Kosovën përpara”, deklaroi Kryetari Krasniqi.

Nga ana e tij, kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ritheksoi përkushtimin e tij për të jetësuar vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

Në përfundim të mbledhjes, Partia Demokratike e Kosovës shprehu qëndrimin se vendi duhet të ketë sa më parë institucionet e reja, në mënyrë që të adresohen çështjet kyçe për qytetarët dhe të ecet përpara në përmbushjen e prioriteteve shtetërore.

Para mbledhjes së Kryesisë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot të gjithë deputetët e zgjedhur të PDK-së në një drekë pune. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar në mënyrë të detajuar për përgatitjet dhe qëndrimet e partisë në lidhje me seancën konstituive të 15 prillit, duke u fokusuar në hapat e ardhshëm dhe prioritetet e grupit parlamentar.

Zyra për Informim

Partia Demokratike e Kosovës

Të ngjashme
Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë