Periskopi cak i Shërbimeve Sekrete të ushtrisë serbe, e lidhin me UÇK-në

Periskopi cak i Shërbimeve Sekrete të ushtrisë serbe, e lidhin me UÇK-në

Aleksandër Vuciqi ka vizituar Shërbimin Inteligjent Ushtarak të Serbisë para dy ditësh. Prej aty, ai ka prezantuar hartat se ku është e pozicionuar ushtria serbe rreth Kosovës. Në një pjesë, aty ku ishte i ashtuquajturi ministër i mbrojtjes serbe, Milosh Vuceviq, shpjegohen edhe dosjet e këtij shërbimi sekret serb për organizata dhe persona të ndryshëm […]

Aleksandër Vuciqi ka vizituar Shërbimin Inteligjent Ushtarak të Serbisë para dy ditësh. Prej aty, ai ka prezantuar hartat se ku është e pozicionuar ushtria serbe rreth Kosovës. Në një pjesë, aty ku ishte i ashtuquajturi ministër i mbrojtjes serbe, Milosh Vuceviq, shpjegohen edhe dosjet e këtij shërbimi sekret serb për organizata dhe persona të ndryshëm në Kosovë. Në pjesën ku flitet për OVL e UÇK-së, Shërbimi sekret serb, e ka futur edhe mediumin Periskopi, si pjesë të dosjes…

Para dy ditësh, krerë të Serbisë, Vuciqi me ministrin e mbrojtjes serbe, kanë vizituar Shërbimin Inteligjent Ushtarak serb, ku kanë promovuar edhe hapjen e Qendrës Operative Kujdestare.

Në një pjesë të prezantimit të dosjeve, shihet edhe Dosja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, ku bëhet ndërlidhja edhe me mediumin tonë.

Nga kjo, vërehet se mediumi Periskopi është target i Shërbimit Inteligjent Ushtarak të Serbisë, andaj nëpërmjet këtij artikulli, dëshirojmë ta kemi vëmendjen e institucioneve të sigurisë në shtetin tonë – Republikën e Kosovës, sidomos në aspektin e sigurisë kibernetike, Ambasadave dhe organizatave për mbrojtjen e gazetarëve.

Se çka nënkupton targetimi i një mediumi nga një shërbimi inteligjent ushtarak i një shteti armiqësor ndaj shtetit tënd, ne kemi biseduar me z.Burim Ramadani, ekspert i sigurisë.

“Duke qenë që pjesa ku prezantohet OVL – UÇK-së dhe skema e bashkëpunimit të saj me persona dhe organizata, jeni edhe mediumi juaj, kjo nënkupton se ata kanë dosje për secilin, në cfarëdo forme që mund të ndërlidhet me ta (OVL e UÇK-së)”, shpjegon Burim Ramadani për Periskopin.

“Kjo e rritë rrezikun për juve si medium, sidomos në aspektin e ndërhyrjes kibernetike, por edhe për pjesën e stafit, mund të bëjnë mbikëqyrjen e lëvizjes në bashkëpunim me shërbime të tjera sekrete, ku kanë afërsi më të madhe”, sqaron Ramadani.

Kujtojmë se në këtë skemë, janë edhe disa emra si ai i ushtruesit të detyrës në OVL të UÇK, Faton Klinaku, është emri i Esat Shalës – qytetarit nga Drenasi i cili është i njohur për arkivën më të madhe të krimeve serbe në Kosovë.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit