Periskopi padit politikanin serb Boban Bogdanoviq: Akuzat e tij përbëjnë kërcënim direkt për mediumin tonë

Periskopi padit politikanin serb Boban Bogdanoviq: Akuzat e tij përbëjnë kërcënim direkt për mediumin tonë

Mediumi Periskopi, ka përgatitur padi ndaj politikanit serb Boban Bogdanoviq, i cili më 30 shtator 2023, ka shkruar në rrjetin social ‘X’ se ‘mediumi ynë kontrollohet nga BIA’. “Në situatën në të cilën edhe ndodhet aktualisht Republika e Kosovës, ndërlidhja e drejtpërdrejtë e një mediumi kosovar me BIA-n, përveç tjerash, paraqet kërcënim dhe rrezik për […]

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, nëpërmjet një cicërime në rrjetin social ‘X’, më 30 shtator 2023, ka shkruar se ‘mediumi kosovar Periskopi kontrollohet nga BIA serbe’.

Periskopi nëpërmjet avokatit Arianit Koci, ka përgatitur padi ndaj z.Bogdanoviq për shpifje, nga e cila, konsiderojmë se mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për gazetarët tonë.

“Do të përgatis padinë për shpifje në emër të mediumit Periskopi në adresë të z.Bogdanoviq. Në situatën në të cilën edhe ndodhet aktualisht Republika e Kosovës, ndërlidhja e drejtpërdrejtë e një mediumi kosovar me BIA-n, përveç tjerash, paraqet kërcënim dhe rrezik për stafin e mediumit’, ka thënë veç tjerash avokati Arianit Koci.

(Foto: Avokati Arianit Koci) 

Çka shkroi z.Bogdanoviq në rrjetin social ‘X’?

Ky është një ‘deep-fake’ i publikuar për herë të parë në shkurt të këtij viti nga mediumi kosovar i kontrolluar nga BIA’ shkruan ky politikan serb në llogarinë e tij në rrjetin social ‘X’, duke nënkuptuar më tutje se Aleksandër Vuçiq e ka përdorur këtë video’ për ta sulmuar politikisht atë.

Z.Boban Bogdanoviq, i referohet një artikulli të Periskopit, të publikuar në shkurt 2023 bashkë me një video ku ky politikan ishte filmuar duke konsumuar substanca narktoike.

Periskopi, pas publikimit të kësaj video, ka pasur një seri korrespodencash me z.Bogdanoviq nëpërmjet adresës tonë në Facebook, reagimet e të cilit i kemi publikuar në vazhdimësi.

Në korrespodencat me z.Bogdanoviq, Periskopi ka sqaruar për publikimin e materialit ashtu siç kishte arritur në Redaksinë tonë, pa asnjë ndërhyrje, duke qenë se ndërhyrja në materiale filmike sipas pretendimeve të z.Bogdanoviq, tejkalon kapacitetet e mediumit tonë si dhe përgjatë viteve të ekzistencës tonë si medium, puna dhe angazhimi jonë është lehtë i qasshëm dhe i vërtetueshëm.

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë