Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka ngritur shqetësime serioze për situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke thënë se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë. “Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për herë të parë në historinë e Kosovës […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka ngritur shqetësime serioze për situatën financiare dhe institucionale në kryeqytet, duke thënë se qytetarët po rrezikohen si asnjëherë më parë.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria qendrore t’i bllokojë hyrat vetanake të Kryeqytetit, shërbime jetike të Kryeqytetit. Bëhet fjalë për funksione elementare për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve tona. Më shumë se një vit, në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht me dispozitat ligjore kemi kërku alokimin e buxhetit që i duhet Kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtu. Buxheti i Prishtinës është blloku për çështje krejtësisht politike, 35 milionë euro kur prej tyre 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar janë blloku nga Ministria e Financave me kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutë. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Murati për shkelje të ligjit. Jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga dhe shërbimet bazike janë në rrezik”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se situata ka arritur në pikën kritike, duke konfirmuar ndërprerjen e transportit publik nga dita e nesërme.

“Sapo e përfundova takimin me me përfaqësuesit e ndërmarrjes së transportit publik dhe të shoqatës të tranportit privat dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, theksoi ai.

Rama u bëri thirrje institucioneve qendrore që të ndërhyjnë menjëherë për të zhbllokuar situatën.

“Në cilësinë e kryetarit të kryeqytetit, qytetarët janë përcaktuar që unë ta drejtoj edhe për një mandat. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, zyrtarëve dhe ministrave: veproni. Zgjedhjet kanë përfunduar, tani është koha t’u kthehemi punës”, shtoi ai. /EO/Periskopi/

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme