Përpjekja për kapjen e KMP-së, kryetari Mehmeti argumenton me rregullore kundërshtimin e tij

Përpjekja për kapjen e KMP-së, kryetari Mehmeti argumenton me rregullore kundërshtimin e tij

Kreu i KMP-së, Jeton Mehmeti, ka dalë kundër dy propozimeve qe janë bërë nga tre anëtarë të KPM-së për shkarkimin e tij dhe për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, gjë që të cilën juristja e medias, Flutura Kusari, e ka quajtur edhe përpjekje të pushtetit për kapje e KPM-së. “Unë s’jam dakord me […]

“Unë s’jam dakord me asnjërën prej tyre. Plotësim ndryshimi i rregullores kërkon konsultim publik. KPM është e obliguar aktet nënligjore t’ia vë publikut të paktën për 15 ditë. Por duhet të respektohet ky nen i ligjit të KMP-së, që të shterren të gjitha obligimet tona ligjore. Që nënkupton konsultim publik”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka thënë se s’pajtohet as me pikën e dytë të propozimit, sepse ende ka mandat, dhe sipas rregullores, zgjedhja e kryetarit, bëhet në seancën vijuese, pas skadimit të mandatit, apo pasi ai të shkarkohet.

“S’pajtohem as me të dytën, me zgjedhjen e kryesisë së re, sepse ne jemi me mandat. Në bazë të rregullores së punës, zgjedhja e kryetarit, duhet të bëhet në seancën vijuese, pasi t’i skadoj mandati, apo pasi të shkarkohet. Dhe argumenti që mund të mbetemi pa kryetar, sipas rregullores, anëtari më i vjetër është përfaqësues i KMP-së me përgjegjësi ligjore, përvec vendimeve që i përmenda pak ma herët. S’ka kurrfarë problemi që anëtari më i vjetër ta përfaqësoj KMP-në brenda dhe jashtë vendit, deri në ardhjen e anëtarëve të rinj të KPM-së. Këto janë mendimet e mia sa i përket dy propozimeve. Megjithatë kemi tri kërkesa që këto të futen në agjendë”, ka shtuar tutje Mehmeti.

Flutura Kusari denoncon përpjekjen e pushtetit për kapjen e KPM-së tinëz, publikon dokumentin

 

Të ngjashme
Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona