Pezullimi i dy zyrtarëve të SHKK-së lidhur me rastin Dehari, Haxhiu: Të zbardhet secila rrethanë

Pezullimi i dy zyrtarëve të SHKK-së lidhur me rastin Dehari, Haxhiu: Të zbardhet secila rrethanë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar të mërkurën vonë pas pezullimit nga puna të dy zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se rasti i vdekjes në burg të Astrit Deharit, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Ajo ka kërkuar nga institucionet […]

Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se rasti i vdekjes në burg të Astrit Deharit, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës.

Ajo ka kërkuar nga institucionet që të zbardhin secilën rrethanë të këtij rasti.

“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës.Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se ka pezulluar nga puna, Burim Buleshkaj, ish UD. Drejtor i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht Udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogaj, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Sipas njoftimit të SHKK-së, ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

“Komisisini Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i deryrës në funksionet të cilat i kanë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës  vendosë pezullimin e nëpunësve civil, për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Të ngjashme
E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

E rrallë: Trumpi e shpërndan postimin e ministrit iranian, duket se pajtohet me fjalët e tij

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Begaj në Prishtinë: Shqipëria mbështetje e pakushtëzuar për Kosovën

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Vdes motra e heronjve, Fahri e Bahri Fazliu

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Deputeti gjerman në Bundestag kërkon kapjen e Radojiçiqit: Ende i lirë në Serbi

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Hasani: Kurti e ka jetike kapjen e prokurorisë për t’i mbyllur rastet ndaj ministrave të tij

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS-së

Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e quan UÇK-në ‘separatiste’: Ata ishin çlirimtarë

Osmani intervistë në France24, kundërshton gazetarin që e quan UÇK-në ‘separatiste’: Ata ishin çlirimtarë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Ish-Sekretari Robertson: Çlirimi i Kosovës një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Me vota të diasporës, VV fiton ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës

Me vota të diasporës, VV fiton ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës