Pezullohet përkohësisht operacioni për të riun që e zuri dheu në Shqipëri

Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor të Kosovës, ka njoftuar se para katër ditësh më 3 maj, ka pranuar një thirrje për ndihmë në pjesën veriore të Shqipërisë, në Burrel, lidhur me një aksident të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit. Në njoftim thuhet se aksidenti ishte shkaktuar nga […]

Në njoftim thuhet se aksidenti ishte shkaktuar nga një vërshim uji nga një prej rezervuarëve ujëmbledhës, i cili kishte rrëmbyer një mjet pune, dhe dyshohej se bashkë me të ndodhej edhe një person i zhdukur.

“Një skuadër nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Pas inspektimit fillestar të zonës, u realizua një kërkim i kujdesshëm, por për shkak të rrezikshmërisë së lartë në terren, të gjitha procedurat e mëtejshme u pezulluan”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së.

Tutje bëhet e ditur se kërkimi vlerësimi i terrenit vazhdoi edhe më datë 04.05.2025, ku u konstatua se çdo veprim tjetër operacional paraqiste rrezik serioz për ekipet e angazhuara.

Për këtë arsye, u mor vendimi për të pezulluar operacionin deri në një informacion të dytë nga strukturat shtetërore.

“Jemi në koordinim të vazhdueshëm dhe kontakt të drejtpërdrejtë me të gjitha autoritetet shtetërore për të vlerësuar kushtet dhe për të mundësuar vazhdimin e operacionit në momentin e parë të përshtatshëm”.

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare