Plagosja e inspektorit të IPK në Prishtinë – gjithçka që dihet deri tani

Plagosja e inspektorit të IPK në Prishtinë – gjithçka që dihet deri tani

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është plagosur me armë zjarri të hënën mbrëma rreth orës 21:00 në Rrugën “B” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka nisur si një konflikt verbal mes zyrtarit dhe një personi tjetër, i cili më pas ka eskaluar në të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë […]

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është plagosur me armë zjarri të hënën mbrëma rreth orës 21:00 në Rrugën “B” në Prishtinë.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka nisur si një konflikt verbal mes zyrtarit dhe një personi tjetër, i cili më pas ka eskaluar në të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar plagosjen e një personi.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente, ku sipas mjekëve ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas trajtimit fillestar, pritet të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti nuk ka lidhje me detyrën zyrtare të inspektorit. Ndërkohë, i dyshuari për sulmin është identifikuar dhe është në kërkim nga policia.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “B” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rasrit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, njoftoi Flora Ahemeti nga policia.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Nga IPK është bërë e ditur se incidenti nuk lidhet me detyrën zyrtare, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të të dyshuarit të identifikuar.

“IPK ju konfirmon se nê incidentin e raportuar sot rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Arbër Beka nga IPK

Të ngjashme
Pse SHBA-ja goditi infrastrukturën mbrëmë ndërsa sot vazhdoi të zmbrapsë sulmet iraniane

Pse SHBA-ja goditi infrastrukturën mbrëmë ndërsa sot vazhdoi të zmbrapsë sulmet iraniane

Oferta speciale të korrikut në Eneida Apartments – Pushime komode në zemër të Ulqinit

Oferta speciale të korrikut në Eneida Apartments – Pushime komode në zemër të Ulqinit

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, kunata e të ndjerës tregon se çfarë ndodhi natën kritike para shtëpisë së tyre dhe kë e pa duke shtënë me armë

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, kunata e të ndjerës tregon se çfarë ndodhi natën kritike para shtëpisë së tyre dhe kë e pa duke shtënë me armë

Publikohen formacionet zyrtare Francë - Marok

Publikohen formacionet zyrtare Francë - Marok

Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Rama takon tregtarët e kryeqytetit, u prezanton projektin për transofrmimin e Tregut të Gjelbër

Ftesa e Kurtit, PDK dhe LDK përgjigjen pozitivisht – Aleanca nuk e pranon takimin

Ftesa e Kurtit, PDK dhe LDK përgjigjen pozitivisht – Aleanca nuk e pranon takimin

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar

Netanyahu: Lufta me Iranin nuk ka mbaruar

Plagosje në Lezhë, policia jep detaje

Plagosje në Lezhë, policia jep detaje

Tërmet në Çeki dhe Sllovaki

Tërmet në Çeki dhe Sllovaki

Loja Francë-Maroko, blindohet Parisi: Mbi 5 mijë policë dhe dronë sigurie do të monitorojnë kryeqytetin

Loja Francë-Maroko, blindohet Parisi: Mbi 5 mijë policë dhe dronë sigurie do të monitorojnë kryeqytetin

Trump publikon foto dhe video të sulmeve amerikane ndaj Iranit

Trump publikon foto dhe video të sulmeve amerikane ndaj Iranit

Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së

Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së