Po arratiseshin nga policia gjermane, aksidentohen rëndë tre shqiptarë

Po arratiseshin nga policia gjermane, aksidentohen rëndë tre shqiptarë

Tre shqiptarë u aksidentuan rëndë në Olsberg të Gjermanisë, pasi makina me të cilën po tentonin t’i shpëtonin policisë, u përplas me një dyqan fustanesh nusërie. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme 1 dhjetor 2025, kur një patrullë policie vuri re automjetin, që rriti shpejtësinë menjëherë, sapo pa policinë. Oficerët nisën […]

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme 1 dhjetor 2025, kur një patrullë policie vuri re automjetin, që rriti shpejtësinë menjëherë, sapo pa policinë.

Oficerët nisën ndjekjen, por e humbën makinën nga pamja e tyre, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë. Vetëm pak minuta më vonë, rreth një kilometër e gjysmë larg, automjeti u gjet i aksidentuar rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka dalë nga rruga gjatë një kthese majtas, duke u përplasur fillimisht me vitrinën e dyqanit të veshjeve të nusërisë. Nga forca e goditjes, makina u përplas dhe më pas u kthye përmbys, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke përhapur mbeturina në një zonë të gjerë.

Zjarrfikësit njoftuan se dy prej të plagosurve u nxorën nga rrënojat e makinës, ndërsa i treti u gjet i shtrirë pranë saj. Në gjendje më të rëndë paraqitet pasagjeri që ishte në pjesën përpara të mjetit, i cili është në gjendje kritike, me fraktura të shumta në shtyllën kurrizore dhe në shpatulla. Edhe dy personat e tjerë janë dërguar në spital me plagë të shumta.

Policia gjermane konfirmoi se ndaj njërit prej personave në makinë është në fuqi një urdhër arresti për vepra kundër pronës. Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë dyshohet të kenë qenë nën efektin e alkoolit. Meqë roli i drejtuesit të mjetit nuk është përcaktuar ende, autoritetet u kanë marrë të dyve mostra gjaku. Rrethanat e plota të arratisjes dhe aksidentit mbeten nën hetim./Periskopi/

Të ngjashme
Vritet një person në Ferizaj

Vritet një person në Ferizaj

Fiorentina shpreh interesim për Edon Zhegrovën?

Fiorentina shpreh interesim për Edon Zhegrovën?

Emisari Sorensen në Dubrovnik: Marrëveshja e Ohrit zotim ndërkombëtar e vlefshme edhe pa u nënshkruar

Emisari Sorensen në Dubrovnik: Marrëveshja e Ohrit zotim ndërkombëtar e vlefshme edhe pa u nënshkruar

Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Tragjedi në Deçan: Babë e bir humbin jetën aksidentalisht

Tragjedi në Deçan: Babë e bir humbin jetën aksidentalisht

Irani kërcënon me ndërprerje të bisedimeve me ShBA-në pas sulmeve ajrore

Irani kërcënon me ndërprerje të bisedimeve me ShBA-në pas sulmeve ajrore

Katër turistë polakë bien në një greminë në Kanionin e Gjipesë, shpëtohen dy prej tyre

Katër turistë polakë bien në një greminë në Kanionin e Gjipesë, shpëtohen dy prej tyre

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel

Cadman për procesin në Hagë: Kryhet më 20 korrik, vendimi i GjEDNj-së ndikon në Apel

Raportohet se ka vdekur një kosovar në plazhin e Ulqinit, dyshohet për vonesë të ambulancës

Raportohet se ka vdekur një kosovar në plazhin e Ulqinit, dyshohet për vonesë të ambulancës

Protestuesit mblidhen për të 29’tën herë në Tiranë – sipas tyre njerëz të pushtetit “duan të nxisin dhunë”

Protestuesit mblidhen për të 29’tën herë në Tiranë – sipas tyre njerëz të pushtetit “duan të nxisin dhunë”

Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

Temperaturat e larta, IKShPK publikon rekomandime për qytetarët

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

Dy të lënduar nga përplasja e dy veturave në Veriq të Istogut

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran

CNN: Ngushtica e Hormuzit “në kaos” pavarësisht marrëveshjes SHBA-Iran