Polici i suspenduar për dështimin në arrestimin e Belës kishte lidhje të afërta me rreshterin Lika

Polici i suspenduar për dështimin në arrestimin e Belës kishte lidhje të afërta me rreshterin Lika

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të angazhuar në Stacionin Policor të Kaçanikut. Rekomandimi për suspendim është dhënë për shefin e Njësisë Operative, Jaser Jaha, dhe për mbikëqyrësen e Njësisë për Ndërlidhje me Gjykata, Jalldeze Krasniqi. Në një fotografi të siguruar nga Insajderi, shihet se polici i suspenduar, Jaser Jaha, […]

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të angazhuar në Stacionin Policor të Kaçanikut.

Rekomandimi për suspendim është dhënë për shefin e Njësisë Operative, Jaser Jaha, dhe për mbikëqyrësen e Njësisë për Ndërlidhje me Gjykata, Jalldeze Krasniqi.

Në një fotografi të siguruar nga Insajderi, shihet se polici i suspenduar, Jaser Jaha, kishte lidhje të afërta me rreshterin Muhamet Lika. Në vitin 2020, rreshteri Lika kishte postuar një fotografi ku ai dhe Jaha shfaqeshin duke dhuruar gjak, transmeton Periskopi.

 

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë filluar veprime hetimore paraprake lidhur me zbatimin e urdhëresës për arrestimin e Rejhan Belës, i dyshuar për përfshirje në rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dhe komunikimet zyrtare të pranuara, IPK ka ngritur dyshime të arsyeshme se dy zyrtarët policorë kanë dështuar në përmbushjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në ekzekutimin e kësaj urdhërese për arrestim.

“Nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja, ekziston dyshimi se një toger policor, në pozitën e shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar.

Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore, dyshohet se një rreshter policor, i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë për ndërlidhje me gjykatat, ka dështuar të raportojë në kohë dhe me saktësi për urdhëresën për arrest, si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj”, thuhet në njoftim.

Të dy zyrtarët policorë për të cilët IPK ka rekomanduar suspendimin ishin të angazhuar në Stacionin Policor të Kaçanikut.

 

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare