Policia ende në kërkim të autorëve për të shtënat në rrugën “B”

Policia ende në kërkim të autorëve për të shtënat në rrugën “B”

Një breshëri plumbash u shkrepën mbrëmë në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Prishtinë, duke shkaktuar dëme në disa vetura dhe objekte banimi, por pa lënduar ndonjë person. Pamjet e publikuara nga Periskopi tregojnë dy persona të maskuar duke u larguar përmes një tuneli. Policia aktivizoi operacionin “Unaza e Çeliktë”, por i njëjti nuk rezultoi me arrestimin […]

Policia aktivizoi operacionin “Unaza e Çeliktë”, por i njëjti nuk rezultoi me arrestimin e tyre. Ekspertët e sigurisë kritikojnë reagimin e institucioneve dhe kërkojnë masa më efektive në raste të tilla.

Një plumb nga xhami i përparm i veturës depërtoi tek ai mbrapa për ta thyer e bërë copë më copë të tërin. Një tjetër plumb tek xhamat e sediljeve mbrapa, dy tek rrotat, disa tek veturat e tjera përreth e madje, edhe tek ballkonet e banesave në këtë lagje.

Këto janë vetëm disa nga dëmet materiale nga breshëria e plumbave mesnatën e kaluar tek rruga “Bardhyl Qaushi”.

Pamjet e publikuara nga banorët tregojnë dy persona të maskuar e të armatosur tek  largohen përmes një tuneli tek rruga “Bardhyl Qaushi”, njëri pas tjetrit.

Të shtënat që tronditën banorët e zonës së rrugës B, aktivizuan policinë që lansoi operaionin “Unaza e Çeliktë”, por kjo nuk mjaftoi për t’i prangosur të dyshuarit. Në vendngjarje, televizioni ka biseduar me njërin prej banorëve, vetura e të cilit u prek nga plumbat që u shkrepën.

Pronari i veturës së dëmtuar ka mohuar të ketë qenë cak i të shtënave me armë mbrëmjen e kaluar. Ai ka deklaruar për televizionin tonë se vetura e tij kishte rastisur të jetë e parkuar këtu duke pësuar kështu nga të shtënat.

Në detaje të pakta nga Policia e Kosovës është deklaruar se në vendngjarje, janë gjetur dy lloje gëzhojash, nga dy armë.

“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me  gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar. Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

Njësoj e rezervuar në detaje, është treguar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se në rrugën B është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të çështjes. – deklaruan nga Prokuroria Themelore.

Për njohës të sigurisë, raste të kësaj natyre tregojnë një neglizhencë të institucioneve të sigurisë.

Unaza e Çeliktë përdoret ku kryerësit e veprës penale që janë rë lokalizuar nga informacionet preeleminare konsiderohet se përmes një rrethi, mos të lejohet dalja dhe ky rreth të ngushtohet duke arrestuar të dyshuarit. Në drejtoritë rajonale të Prishtinës do duhej një ristrukturim për të kërkuar përforcime nga niveli qendror për të kërkuar njësite të specializuara, njësitë speciale operative për të përçuar mesazhin e duhur duke lokalizuar këto njësi për të përçuar mesazhe preventive por edhe për të dëshmuar në rast intervenimi për të parandaluar raste të tilla e për të kapur kryerësit e veprës penale – deklaroi Drizan Shala

Nga dy veturat e dëmtuara, Policia e Kosovës ka marrë vetëm njërën ndërsa hetuesit, kanë qenë prezent edhe këtë mëngjes në vendngjarje.

Rruga B e kryeqytetit është një prej zonave ku incidentet me armë zjarri janë të shpeshta./Periskopi/

Të ngjashme
Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin