Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë, mobilizohen ekipet për kërkimin e tij

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Kris Gjoka ka bërë të ditur për Periskopin se tashmë kanë identifikuar të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë. Policia tashmë ka mobilizuar ekipet që janë vënë në kërkim të tij. Derisa, Gjoka tutje bëri të ditur se vrasja ka ndodhur para 40 minutave dhe se ka […]
Policia tashmë ka mobilizuar ekipet që janë vënë në kërkim të tij.
Derisa, Gjoka tutje bëri të ditur se vrasja ka ndodhur para 40 minutave dhe se ka qenë gjuajtje me armë zjarri.
Por, më shumë detaje nuk ka dhënë, pasi ka thënë se hetuesit janë ende në vend të ngjarjes dhe nuk po dihet ende më shumë.
Deri më tani, krejt cka dihet është se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Gjakovës.
“Mund të konfirmojë se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Gjakovë. I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen është identifikuar dhe pritet të arrestohet. Vrasja ka ndodhur para 40 minutave. Ka qenë gjuajtje me armë zjarri. Ekipet e hetuesisë janë në vendngjarje”, ka thënë Gjoka për Periskopin./PERISKOPI












