Policia jep detaje: Katër persona hodhën bombë dhe vodhën shumë para në bankën në Prishtinë

Një bankë është vjedhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ku katër të dyshuar, të ndodhur në arrati kanë vjedhur bankomatin bashkë me një shumë të konsiderueshme parash. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar rastin për Periskopin dhe ka dhënë detaje tjera. Sipas Policisë, dyshohet se hajnat fillimisht kishin hedhur […]
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar rastin për Periskopin dhe ka dhënë detaje tjera. Sipas Policisë, dyshohet se hajnat fillimisht kishin hedhur mjet shpërthyes në vendin e ngjarjes.
“Me 07.04.2019 rreth ores 04:00 ne Rr.Nazim Gafurri-Prishtinë është raportuar rasti vjedhje e bankomatit. Nga infomacionet e para dyshohet se 4 persona te dyshuar, kane depertuar me force ne objektin ku ka qene i vendosur bankomati. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes eshte ngritur dyshimi se te dyshuarit duke perdorur substance shperthyese kane arritur qe te marrin nje sasi te konsiderueshme te parave nga kasaforta e bankomatit dhe me pas jane larguar nga ai lokacion me veturen e tyre”, ka thënë Borovci për Periskopin.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plotë të saj./PERISKOPI/
Video nga vendi i ngjarjes:












