Policia jep detaje për sulmin ndaj gazetarit

Policia jep detaje për sulmin ndaj gazetarit

Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht nga tre persona gazetari i Insajderit, Visar Duriqi. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se në bazë të informacioneve të para, dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është liruar nga aty”, ka deklaruar Borovci,

Ai ka thënë se policia tashmë ka iniciuar një hetim për zbardhjen e rastit.

“Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin  lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Borovci.

Shpërndaje në: