Policia jep detaje për valixhen në oborrin e Komunës së Mitrovicës

Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se pas kontrollit të detajuar që i është bërë valixhes nga njësit e specializuara, ka rezultuar se nuk ka asgjë dyshuese. […]
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se pas kontrollit të detajuar që i është bërë valixhes nga njësit e specializuara, ka rezultuar se nuk ka asgjë dyshuese.
“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. “
Tutje ai tha se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.












