Policia sqaron si u shkaktua tymi në rrugën “Rrustem Statovci”, arreston një person

Kanë kaluar më shumë se dy orë prej se është raportuar për tymin i cili dilte nga kati i katërt i një ndërtese në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Dyshimet e para ishin se njëra nga banesat kishte marrë flakë, por Policia e Kosovës, për Periskopin ka dhënë detaje për atë që ka ndodhur. “Sot […]
Dyshimet e para ishin se njëra nga banesat kishte marrë flakë, por Policia e Kosovës, për Periskopin ka dhënë detaje për atë që ka ndodhur.
“Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën se në rrugën “ Rrustem Statovci” në Prishtinë, është duke dalë tym prej dy objekteve. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore. Pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Me këtë rast një person është shoqëruar në polici.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar”, shtoi Ahmeti.
Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. /Periskopi











