Popovci: Të ndalet ndërhyrja politike për Universitetet, kështu nuk zgjidhen problemet

Popovci: Të ndalet ndërhyrja politike për Universitetet, kështu nuk zgjidhen problemet

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Popovci ka folur rreth ndërhyrjes së politikes, konkretisht të kryeministrit Ramush Haradinaj në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë i cili sot ka vendosur për mos akreditim të Universiteteve atë të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Popovci në një prononcim për Periskopin ka thënë se ndërhyrja poltike nuk zgjidh probleme, […]

Popovci në një prononcim për Periskopin ka thënë se ndërhyrja poltike nuk zgjidh probleme, por vetëm shkakton probleme të reja.

“Konsideroj që ndërhyrja politike nuk është rruga e duhur e cila zgjidh problem, por përkundrazi shkakton probleme të reja”, ka thënë ai.

Ai tha se në arsimin e lartë ka pasur ndërhyrje politike dhe këto ndërhyrje kanë ndikuar në përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR).

“Unë mendoj që në këto universitet, por jo vetëm te këto në përgjithësi në arsimin e lartë ka pas mjaft ndërhyrje politike dhe nëse një vendim i një organi të pavarur shoqërohet me ndërhyrje politke nuk duhet me u habit prej izolimit ndërkombëtar në rastin konkret mund të  bëhet përjashtimin i Agjencisë së Akreditimit nga Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA)”, ka thënë Popovci për Periskopin.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj  pas këtij vendimi ka shkruar në profilin e tij në facebook së do të ndërmarrë hapa të menjëhershëm rreth vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e këtyre universiteteve.

“Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar ai./PERISKOPI/

Të ngjashme
Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

FSK teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Vrasja e argjentinases: Endrit Nika del para Gjykatës së Apelit

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Motrat nga Kamenica që humbën jetën në aksident në Gjermani ishin shtetase zvicerane, shkruajnë mediat në Zvicër

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Starmer emocionohet gjatë njoftimit për dorëheqjen, përqafon bashkëshorten

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Dy ankesa në PZAP, KQZ po pret shqyrtimin e tyre për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy motra nga Topanica e Kamenicës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Pacolli i bën thirrje SPAK-ut të hetojë situatën në Aeroportin e Vlorës

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Çfarë u gjet gjatë aksionit të Policisë në veri të Kosovës (FOTO)

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?

A po e shqyrton përsëri Gjermania energjinë elektrike me qymyr?