Populli duhet ta dijë një gjë, qysh është situata e sigurisë në vend: Gazetari pyet troç Konjufcën

A po shkojmë me këtë gjendje drejt zgjedhjeve, qysh është situata e sigurisë në Kosovë – një gjë elementare që populli duhet ta dijë sot? Kështu e pyeti një koleg gazetar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, pyetje në të cilat ai u përgjigj: Nuk kisha pasë dëshirë me mendu që Vuciqi mundet me cu në zgjedhje Republikën […]
Nuk kisha pasë dëshirë me mendu që Vuciqi mundet me cu në zgjedhje Republikën e Kosovës kur të dojë, këtu të jemi të qartë.
Nëse ky ka qenë qëllimi i Serbisë, që të shkaktojë në Kosovë zgjedhje apo zgjedhje si rezultat i destabilizimit dhe sfidimit të sigurisë në Republikën tonë, mendoj jo vetëm që nuk është e mundshme, por edhe i gjithë spektri politik është i bashkuar në Kosovë që kjo është e palejueshme dhe e patolerueshme.
Pra shpresoj që ta kemi edhe me opozitën një pajtueshmëri që kjo do të ishte nje cenim serioz i funksionalitetit të Kosovës.
Nuk e përjashtoj që ndoshta Vuciqi, Serbia e Daciqi mund të kenë qëllime të tilla, por mendoj që përballë qëllimeve të tilla duhet ta kemi një consensus kombëtar, elementar që nuk i përjashtoj në qëllim.
Sa i përket situatës së sigurisë, mendoj që gjithcka që po shohim në këto ditët e fundit, sa i përket reagimeve, dorëheqjeve, bllokadave përpjekjet për sabotim, të gjitha janë një orkestrim në të cilin dirigjenti i padiskutueshëm është Vuçiqi dhe Serbia.
Pra këtu nuk kemi fare të bëjmë me një reagim spontan të populllatës serbe në Kosovë.
Mendoj që situata e sigurië është në kontroll. /Periskopi












