“Popullistë të rrezikshëm”- Abdixhiku: Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të

“Popullistë të rrezikshëm”- Abdixhiku: Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK nuk do të marrë pjesë në seancat e nesërme të thirrura nga VV, shkruan Periskopi. Ai i ka quajtut populistë të rrezikshëm, teksa ka konfirmuar se LDK nuk merr pjesë në këto senca. “LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e […]

Ai i ka quajtut populistë të rrezikshëm, teksa ka konfirmuar se LDK nuk merr pjesë në këto senca.

“LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot.” ka shkruar ai. 

Postimi i plotë: 

Popullistë të rrezikshëm.
Të investuar në lojëra, intriga e kalkulime politike.

Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë.

Pa asnjë konsultim.
Pa asnjë komunikim.
Pa asnjë diskutim.

LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot.

Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë.

Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet.

Nesër nisim pregatitjet oër zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh.

Le t’i fitojmë!

Të ngjashme
Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit