Portieri i Interit në gjendje të rëndë pas aksidentit, i ofrohet edhe terapi

Portieri i Interit në gjendje të rëndë pas aksidentit, i ofrohet edhe terapi

Çfarë ndodhi saktësisht në aksidentin e ndodhur ditën e martë ku humbi jetën 81 vjecari Paolo Saibene dhe ku protagonist ishte portieri i Interit, Josep Martinez, ende nuk është e qartë. Por është e sigurt se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë, në radhë të parë familjen e viktimës , por edhe botën zikaltër, […]

Çfarë ndodhi saktësisht në aksidentin e ndodhur ditën e martë ku humbi jetën 81 vjecari Paolo Saibene dhe ku protagonist ishte portieri i Interit, Josep Martinez, ende nuk është e qartë.

Por është e sigurt se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë, në radhë të parë familjen e viktimës , por edhe botën zikaltër, teksa menjëhere u anulua edhe konferenca për shtyp e trajnerit Chivu përpara ndeshjes me Fiorentinën.

Por kjo ngjarje ka prekur thellë edhe vetë Josep Martinez që është në gjendje shoku; 28 vjecari u gjet nga punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe disa shokë skuadre që po shkonin në Appiano Gentile me duart në kokë. Sipas të dhënave të para, Saibene me karrocën e tij elektrike doli nga pista e biçikletave për të hyrë në korsinë ku po udhëtonte futbollisti me automjetin e tij dhe në këtë pikë përplasja ishte e paevitueshme dhe fatale, përcjell tch.

Mësohet se Martinez i bëri edhe masazhin kardiak viktimës në fazat e para të ndihmës së shpejtë por pa mundur t’i shpëtojë jetën. Për arsyet që e sollën 81 vjecarin të bëjë atë manovër, do të hetojnë mjekët ligjorë; ekzaminimet do të përcaktojnë nëse Saibene ka pësuar ndonjë infarkt, një opsion që hetuesit nuk e përjashtojnë, kjo sepse dëshmitarët konfirmojnë versionin e Martinez.

Ndërkaq, futbollistit të Interit iu sekuestruan automjeti dhe  celulari me martinez që është nën hetim. Pas aksidenit, spanjolli iu nënshtrua testit të alkoolit dhe atij të antidrogës, të dy negativë dhe më pas ai bëri një deklaratë duke dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Në shtëpi u kthye vetëm në orën 18:00 dhe aty e priste një psikolog i ngarkuar nga Interi për t’i kryer një terapi. Josep Martinez, të cilin të gjithë e tregojnë si një djalë të ndjeshëm dhe të rezervuar, ishte kaq shumë i tronditur nga ngjarja sa nuk ishte në gjendje të lidhte dy fraza. Tani 27 vjecari nuk do të kthehet në fushë për një javë  dhe do të nisë një rrugëtim të gjatë ligjor dhe psikologjik. Hapi i parë ishte mbyllja e të gjitha llogarive të tij në rrjetet sociale; në një moment kaq të vështirë, është më mirë të mos lexosh ligësitë në internet./Periskopi/

Të ngjashme
Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Ndeshja Brazil – Maroku mund të shtyhet shkak i motit të keq në New Jersey

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit