Presidente Vjosa Osmani kishte biznes të përbashkët me u.d rektoren e re të UP-së

Presidente Vjosa Osmani kishte biznes të përbashkët me u.d rektoren e re të UP-së

Luljeta Plakolli-Kasumi, me 9 vota ‘për’, është zgjedhur ushtruese e detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës. Ky zhvillim erdhi pas shkarkimit që iu bë sot Naser Sahitit prej kësaj pozite nga ana e Këshillit Drejtues. Ajo përpos që del të jetë familjare e presidentes Vjosa Osmani, Periskopi mëson se dikur që të dyja ishin […]

Plakolli-Kasumi, fillimisht tha të mos ketë pasë informata se do emërohej si u.d në krye të Rektoratit, e as nëse emri i saj do të propozohej si pasuese e përkohshme e rektorit Sahiti. Megjithatë, e konfirmoi se është familjare e presidentes Vjosa Osmani, duke u arsyetuar se janë veç ‘kushërira të largëta’.

“Nëse m’u ka propozuar emri, ajo është me siguri për shkak të meritave të mia, punës time jo pse jam familjare e dikujt”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

Periskopi ka mësuar se zonja Plakolli-Kasumi dhe presidente Vjosa Osmani kanë qenë ortake në një biznes. Bëhet fjalë  për kompaninë që kryen aktivitete juridike me emrin “FIRST LEGAL SOLUTIONS”.

Plakolli-Kasumi ishte larguar nga ortakëria e biznesit në fjalë kohë më parë, ndërsa Presidentja Osmani ishte larguar para rreth dy viteve. Në deklarimin e  pasurisë që Osmani e kishte bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion në vitin 2020, ajo kishte deklaruar se kishte 20 për qind të aksioneve në këtë biznes.

Aktualisht, pronare në këtë biznes figuron vetëm motra e Presidentes, Blinera Osmani.

Ndërkohë, ‘gjurmët’ e  Plakolli-Kasumit në FIRST LEGAL SOLUTIONS” kanë mbetur akoma në internet, ndërsa puna e saj në këtë biznes nuk figuron në CV-në e saj.

Periskopi ka provuar të marrë një prononcim nga u.d drejtuesja e re e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, por ajo nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike, as nëpërmjet SMS-ve. /PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK