Ngërçi politik: Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike për takim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. “Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i […]
“Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, e ka konfirmuar për Periskopin Bekim Kupina, këshilltar për Media.
Kjo erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Në anën tjetër, LDK-ja ka propozuar krijimin e një qeveri të tranzicionit, për një kohë deri në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.
Cështja e konstituimit ka ngecur tek kryeparlamentari.
Është Lëvizja Vetëvendosje e cila nuk po srrin numrat e nevojshme për të votuar Albulena Haxhiun për këtë post.
Nga partitë e tjera, nuk janë duke pranuar që emrin e Haxhiut ta votojnë, kjo sipas tyre për shkak të dështimeve që si ish ministre ka pasur./Periskopi/












