Prindon Sadriu shkel rëndë Kodin Disiplinor, FSK ende asnjë masë ndëshkuese ndaj tij

Prindon Sadriu shkel rëndë Kodin Disiplinor, FSK ende asnjë masë ndëshkuese ndaj tij

Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Zotëria i Parë Prindon Sadriu, mbrëmë [e martë] në profilin e tij Facebook shkroi një status me një gjuhë urryese, ku mediat i quajti “Ndërmarrje të Përbashkëta Kriminale”, shkruan Periskopi. Sadriu i cili njëkohësisht është edhe pjesëtar rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe u.d i ambasadorit të […]

Sadriu i cili njëkohësisht është edhe pjesëtar rezervë i Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] dhe u.d i ambasadorit të Kosovës në Shkup, nuk është hera e parë që përdorë këtë gjuhë karshi mediave dhe shumë-herë deklarohet edhe për çështje politike ku edhe e kemi parë të i dalë në mbrojtje krerëve të shtetit, si kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Sipas Kodit Disiplinor të Forcës së Sigurisë së Kosovës deklarimet e Sadriut janë shkelje e rëndë disiplinore. Sipas nenit 21, të Kodit Disiplinor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, paragrafi 2.9, shkelje e rëndë disiplinore konsiderohet edhe shkelja e paanshmërisë politike.

Paragrafi 1, i nenit 21 të Kodit Disiplinor të Forcës së Sigurisë së Kosovës për ata që bëjnë shkelje të rënda disiplinore thotë se shqiptohet njëri nga sanskionet e parapara sipas nenit 16 të po këtij kodi.

Sipas nenit 16 të Kodit Disiplinor të Forcës së Sigurisë të Kosovës, për shkelje të rënda disiplinore shqiptohet vetëm njëra nga këto sanksione disiplinore: 1.1. Largimi nga FSK-ja; 1.2. Transferimi në njësi tjetër; 1.3. Transferim i përkohshëm në njësi tjetër prej gjashtë (6) deri në dymbëdhjetë (12) muaj. Ky sanksion mund të shqiptohet vetëm dy (2) herë brenda pesë (5) vjetëve ndaj pjesëtarit; 1.4. Gjoba në pagë, ku paga mujore mund të zbritet prej 16% deri në 30% në muaj për një periudhë kohore prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj. 2. Gjoba në pagë llogaritet në momentin kur i shqiptohet sanksioni pjesëtarit.

Paanshmëria politike gjithashtu është edhe një nga parimet e përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas Kodit të Mirësjelljes së pjesëtarëve të FSK-së. Sipas paragrafit 1.3 të nenit 3 mbi Parimet e shërbimit, pjesëtarët e FSK-së gjatë shërbimit janë të obliguar t’i përmbahen paanshmërisë politike.

Gjithashtu, Kodi i Mirësjelljes i FSK-së është i zbatueshëm: “për pjesëtarët aktiv, rezervë, kadetët dhe rekrutët e FSK-së, në shërbim brenda dhe jashtë vendit.”, sipas nenit 2 mbi Fushëveprimin e Kodit të Mirësjelljes.

Edhe sipas ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk lejohet anshmëria politike. Neni 6 i këtij ligji, mbi paanshmërinë politike sipas paragrafit 2 dhe dhe nënparagrafeve 2.1 dhe 2.2 ndalon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që: 2.1; të jenë anëtarë të partive politike, organizatave ose shoqatave me karakter politik; 2.2; të marrin pjesë në veprimtaritë politike që organizohen prej tyre e as nuk mund të shfaqin shenja të përkrahjes së cilësdo prej tyre.

Periskopi ka tentuar të marrë një deklaratë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Pas gjithë kësaj, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmet e bashkëshortit të Presidentes Osmani ndaj gazetarëve.

Kujtojmë se para disa ditëve zyrtari policor, Amir Hoxha është suspenduar nga puna deri në një afat të pacaktuar, vetëm pse shprehu pakënaqësitë rreth mospagesës së shujtave për policët.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit