Pritet që Kushtetuesja t’i ofrojë Kurtit (edhe) 10-ditë shtesë për ta gjetur partnerin e ri të koalicionit?

Pritet që Kushtetuesja t’i ofrojë Kurtit (edhe) 10-ditë shtesë për ta gjetur partnerin e ri të koalicionit?

Gjasat janë të mëdha që Gjykata Kushtetuese të del me një gjysëm-vendim mbi krizën qeveritare në Kosovë para datës 29 maj. Në qarqet e njohësve të së drejtës kushtetuese dhe të ish-gjykatësve të GJK përflitet se vendimi të cilin po e pret komuniteti politik dhe mbarë shoqëria kosovare do të jetë qëllimisht i tillë. Sipas […]

Sipas disa prej tyre, Kushtetuesja do t’ia ofrojë Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes një ultimatum kohor prej 10 ditësh (apo dy javësh) që të del me propozim të ri për mandatar/kryeministër dhe me një partner të ri të koalicionit nga partitë parlamentare.

‘Është e logjikshme të pritet që Kushtetuesja do të shterrë të gjithë opcionet ligjore para se të merr një vendim i cili për nga pesha e tij do të jetë sa kritik, aq edhe historik për ardhmërinë politike të shtetit’, u pohua per Periskopin nga një ish-gjykatës në kushte anonimiteti.

‘Andaj, ka shumë gjasa që Kurtit t’i ofrohet një afat përmbyllës, 10 ditë apo dy javë. Nëse edhe pas këtij afati Vetëvendosje dhe Kurti dështojnë të propozojnë mandatar të ri për kryeministër, si dhe partner të ri të koalicionit, do të krijohen kushte të favorshme për të proceduar me partinë e dytë fituese – pra, me LDK-në dhe ofertën e saj për Qeverinë Hoti’.

Sipas këtij burimi, para nesh ndodhet një periudhë e mundimshme – edhe pse jo e pazakontë për politikën kosovare – e tejzgjatjes së situatës së krizës politike dhe të paqartësisëligjore. Vendim të prerë për rrugëdalje nga kriza të mos ketë deri nga mesi i qershorit, pohon njohësi i çështjeve kushtetuese. E gjithë kjo, sipas tij, mund të bëhet me qëllim të ‘eliminimit të të gjitha ankesave se përpjekjet për formim të qeverisë së re pa shkuarje në zgjedhje të parakohshme përbëjnë shkelje kushtetuese’.

‘Kësisoj, Kurtit dhe VV-së do t’i jepet shansi i fundit: ose do ta vazhdojnë qeverisjen me mandatar dhe partner të ri koalicioni, ose do t’iu duhet që publikisht ta pranojnë se nuk mund ta realizojnë këtë’, konstaton ish-gjykatësi.

‘Nëse, në anën tjetër, do të detyrohen që publikisht ta pranojnë se nuk mund të gjejnë partner të ri, atëherë formimi i shumicës së re parlamentare (nga LDK dhe të tjerët) do të kuptohej përfundimisht nga opinioni publik si veprim i domosdoshëm dhe i arsyeshëm – dhe, kësisoj, do të evitoheshin pakënaqësitë partiake, përplasjet politike apo edhe protestat e paralajmëruara. Shkurt, nuk do të kishte më justifikim të qëndrueshëm për revoltë dhe trazira’./Periskopi/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria