Prizren: Burri ther me thikë bashkëshorten dhe vajzën, viktimat në gjendje të rëndë

Prizren: Burri ther me thikë bashkëshorten dhe vajzën, viktimat në gjendje të rëndë

Një nënë dhe vajza e saj e mitur janë sulmuar fizikisht nga një burrë të enjten në mesnatë në Prizren. Nëna dyshohet se është sulmuar me thikë. Ajo është hasur në rrigë me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me thikë, tha sot Prokuroria e Prizrenit. Vajza e mitur, po ashtu kishte lëndime […]

Nëna dyshohet se është sulmuar me thikë. Ajo është hasur në rrigë me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me thikë, tha sot Prokuroria e Prizrenit.

Vajza e mitur, po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje, sipas Prokurorisë.

Të dyja janë dërguar mesnatën e të enjtes me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për të pranuar trajtim mjekësor.

“Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari është kryefamiljari, bashkëshort e baba i viktimave, tha sot Prokuroria e Prizrenit në një njoftim për media.

Ai është arrestuar dhe është proceduar penalisht për vrasje të rëndë në tentativë e armëmbajtje paleje.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje.

Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.

Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.

Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.

Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve