Problemi i targave: Çka e pret Kosovën pas 4 ditësh? Pak regjistrime, Amerika e BE kërkojnë shtyrje, Kurti u thotë ‘Jo’

Problemi i targave: Çka e pret Kosovën pas 4 ditësh? Pak regjistrime, Amerika e BE kërkojnë shtyrje, Kurti u thotë ‘Jo’

Prej datës 1 gusht 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS si dhe mori vendim për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Ky vendim kishte vlefshmërinë deri më 31 shtator 2022. Madje, Qeveria njoftoi se “vendimi […]

“SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministren e Jashtme, Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë. Mendoj se shtyrja e implementimit do të ishte e rëndësishme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin. Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në BE që të reduktohen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, kishte thënë ambasadori amerikan Hovenier, që ka shprehur shqetësimin për tensionet në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u tërhoq nga vendimi i tij pas kërkesës së SHBA-së dhe BE-së duke e shtyer implementimin e tij për 30 ditë.

Çka ndodhi tutje

Kreu i Qeverisë së bashku me ministin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla vazhdimisht i bënin thirrje qytetarëve serb të Kosovës që t’i regjistronin veturat e tyre me tabela RKS nga ato ilegale KM, PZ,GL, PR, UR, por siç duket nuk kanë pasur ndonjë ndikim tek ata.

Deri më tani, targat e automjeteve në RKS i kanë konvertuar vetëm 18 qytetarë serbë. Tash, kur kanë mbetur edhe katër ditë nga afati i fundit për regjistrimin e automjeteve me targa RKS, tensionet kanë filluar të shfaqen sërish.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thirrur të enjten Këshillin Kombëtar për Siguri ku ka komentuar rreth riregjistrimit të targave të qytetarëve serb në Kosovë. Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë “t’i rezistojnë paqësisht autoriteteve të Kosovës”. Tutje ai shtoi se “shteti i Serbisë nuk do të lejojë dhunën ose vrasjen e njerëzve të saj.

“Nuk do të ketë përsëritje të vitit 2004, dhe as një veprim të tillë të ngjashëm”, deklaroi Vuçiq.

Reagime vijnë sërish edhe nga SHBA e BE-ja, ku ambasadori amerikan Jeff Hovenier thotë se shteti amerikan nuk është i kënaqur me afatin për regjistrimin e automjeteve me targa RKS, duke kërkuar kështu të shtyhet afati për 10 muaj. 

“Është shumë e qartë se deri më tani nuk ka pasur shumë kërkesa për ta bërë këtë (riregjistrimin e automjeteve). Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’u lejuar njerëzve që jetojnë në Kosovë të drejtojnë automjete që janë të regjistruara në Kosovë nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit” ka deklaruar Hovenier për Rtv Kim, përcjell Periskopi.

Në anën tjetër Bashkimi Evropian edhe një herë ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë deri te përshkallëzimi i situatës dhe se blloku evropian me partnerët po vazhdon intensivisht punën për të gjetur një zgjidhje për çështjen e targave.

Ky qëndrim i BE-së vjen disa orë pasi nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe Serbia paralajmëruan për vendosjen e barrikadave, nëse Kosova, pas 31 tetorit do të konfiskojë targat apo makinat e serbëve.

Pas 31 tetorit, Kosova ka deklaruar se këto makina – që vlerësohet se janë afër 10.000 – nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e shtetit, e as të kalojnë kufirin.

A do të tërhiqet nga vendimi për herë të dytë kryeministri Kurti pas kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Sot, kryeministri Kurti thotë se nuk do të ketë afat shtesë për qytetarët serb për t’i konvertuar targat e tyre në RKS. Ai ka thënë se tashmë një shtyrje është bërë.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori ku të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legjitime. Unë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ato vetura që janë me ato targa t’i konvertojnë në targa legjitime. Shumica dërrmuese serbeve në Kosovë i kanë konvertuar targat”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Kurti në ditën e fundit të vendimit të parë, dëgjoi SHBA-të për një shtyerje të afatit prej 30 ditësh.

A do e dëgjojë kryeministri Kurti për herë të dytë kërkesën e Amerikës për një shtyerje 10 mujore të afatit për targat…? /Enis Rrustemi – Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?